Pas ndarjes së bujshme të Soni Malaj me bashkëshortin e saj, balerinin italian Mirkon, duket se ky i fundit ka rigjetur sërish dashurinë. Në një foto të postuar në rrjetet sociale ai shihet në krahët e një bukuroshje e cila është e dashura e tij.
Vajza bionde në krah të tij siҫ mësohet është po ashtu pjesë e artit. Nga ana tjetër edhe Soni Malaj është në një raport tjetër, me sipërmarrësin Klevi. Ajo ka bërë publike lidhjen ku tregon se është mjaft e lumtur me marrëdhënien e re.











