• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

FOTO/ Inskenoi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli foto me kryeministra dhe këngëtare të famshme

by A M
01/12/2023 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja që tronditi Prishtinën pak net më parë mori një tjetër kthesë pasditen e kësaj të premteje. Liridona Murseli e cila fillimisht tha se u vra për ta grabitur në sytë e dy fëmijëve të saj dhe të bashkëshortin, në fakt kishte një tjetër prapavijë dhe porositësi i krimit ishte hiç më pak se bashkëshorti, me të cilin kishte ndarë jetën vitet e fundit dhe kishte sjellë në këtë botë dy fëmijë.

Ngjarja si një triller filmash, me protagonistë jo skenaristë dhe aktorë, u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin e Kosovë. 33-vjeçarja u qëllua për vdekje brenda makinës nga ajo që Naim Murseli tha se ishte grabitje.

Por ndërsa gruaja gjeti vdekjen e menjëhershme, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët nuk pësuan asnjë lëndim nga ai që rezultoi të mos ishte grabitës por vrasës me pagesë. Policia e Kosovës zbardhi krimin gjatë ditës së sotme dhe rezultoi që Granit Plava qëlloi disa herë me plumba 33-vjeçaren, Liridona. Ai që në pamje të parë u duk si grabitës, u kujdes që plumbat që kapnin vetëm gruan dhe gjithë aktin e rëndë e ndërmori kundrejt një shume prej 30 mijë eurosh, një pjesë të të cilave siç ka deklaruar i ka marrë ndërsa pjesën tjetër do t’i merrte.

Ndërsa ende nuk dihen motivet që qëndrojnë pas vrasjes së hënës së dy fëmijëve, ajo që shihet në profilin e Naim Murselit në Facebook, është një jetë aktive në rrjetet sociale. Fotot dhe urimet për bashkëshorten nuk mungojnë, e madje në një prej ditëlindjeve të saj ai i “uron edhe 100 vite”, ndërkohë që do të ishte vetë ai që do t’ia merrte jetën në një moshë fare të re.

Në profilin e tij në facebook, Murseli për shkak edhe të angazhimit pranë njeriut më të pasur të Kosovës, ka hedhur foto me personalitete nga më të ndryshme politike dhe jo vetëm. Murseli ka publikuar fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani.

Me një shikim të shkurtër në profilin e tij në “facebook”, shihen fotografitë e shumta që Murseli ka publikuar nga jetesa luksoze që ka bërë, në Suedi, por edhe në udhëtime të ndryshme bashkë me Pacollin.

Të shumta janë edhe fotografitë e tij me gruan, Liridonën, e cila është varrosur sot në fshatin e saj të lindjes në Gjakovë dhe Murseli ishte një nga ata që priste dhe përcillte për ngushëllime njerëz të shumtë. Ngjarja makabre të kujton rastin pilotit grek, Babis i cili vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare dhe e inskenoi si grabitje. Ngjarja e rëndë u regjistrua maj të vitit 2021 dhe u zbulua nga hetuesit rreth një muaj më vonë.

“Grabitja” e stisur në Prishtinë ndërkohë zgjati vetëm pak më shumë se 24 orë dhe pas ceremonisë mortore ndaj nënës së fëmijëve të vet, Naim Murseli shkoi në qelitë e burgut. Ndërsa piloti grek kishte një lidhje paralele dashurie, për Murselin ende nuk dihet se çfarë qëndron pas vrasjes.

/a.d

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’- Gjykata e Lartë e la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit, s’po lejohet të ushtrojë detyrën

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In