Një shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Padova, pasi dyshohet se i ka zhvatur një biznesmeni italian me të cilin kishte një marrëdhënie intime rreth 33.500 euro. Mediat italiane kanë zbuluar sot se shqiptarja është Natasha Kaciqi, 28 vjeçe (në foto).
Fillimisht shqiptarja i ka kërkuar të dashurit të saj 55-vjecar një apartament në Shqipëri ku do jetonin së bashku, por pasi lidhja është ndërprerë ajo ka vijuar t’i bëjë presion se do i tregonte gjithçka bashkëshortes së tij dhe t’i zhvasë para biznesmenit që ishte i martuar, njoftojnë mediat vendase.
Gjithçka lindi nga një marrëdhënie jashtë martesë. Një mbrëmjë në një lokal ku vallëzohej, një balerinë qëndron në mes të të gjithëve. Si fillim shkëmbyen numrat e telefonit. Kështu nisi marrëdhënia që zgjati afro 4 vjet mes shqiptares dhe italianit.
Muajin e kaluar marrëdhënia mes tyre pësoi krisje dhe vajza nisi ta kërcënonte se do i tregonte gruas së tij nëse nuk i jepte para. Pasi i dha 33.500 euro, Natasha Kaciqi vijonte të kërkonte para te tjera dhe t’i bënte shantazh, por biznesmeni nuk ka duruar më dhe i është drejtuar komisariatit të policisë të cilët kanë planifikuar operacionin.
Kërkesa e fundit për t’i dhënë para ka qene të hënën ku rreth orës 22:00 shqiptarja së bashku me ish- të dashurin kishin lënë takim për shkëmbimin e 10 mijë eurove në stacionin hekurudhor të Padova-s. 28-vjecarja shkoi në vendin e takimin me partnerin e saj të ri, një 41-vjeçar italian nga Bari, me të cilin bashkëjetonte në provincën e Treviso-s.
Në momentin që do bëhej shkëmbimi i parave, policia ka ndërhyrë duke arrestuar shqiptaren dhe partnerin e saj të ri. Në makinën e 28-vjeçares u gjet një shishe me spraj djegës.











