• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ I theu brinjët 3-vjeçarit, gjykata lë në burg njerkun. Nëna: Dola të bilja bukë dhe e gjeta…

by Java News
27/04/2020 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Kazanxhin, njerkun që dyshohet se dhunoi barbarisht fëmijën 3 vjeç të partneres së tij, duke i thyer 3 brinjë.  Në sallën e gjyqit ai ka mohuar ngjarjen, pasi është shprehur se djali është rrëzuarnga krevati.

Ndërkohë 3-vjeçari u ka pohuar psikologëve se është rrahur nga njerku. 3-vjeçari ndodhet tek spitali i Traumës, me faktura në trup, jashtë rrezikut..

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku një grua denoncoi dhunën në rrjetet sociale, ku prendoi se gruaja e të vëllait Alba Kapaj Hoxha, bashkë me të dashurin e saj, Alfred Kazanxhi, i kanë dhunuar nipin 3-vjeçar (djalin e Albës). Menjëherë pas publikimit të rastit u arrestua 35-vjeçari.

“Jam njohur me Albën prej 1 viti me një fëmijë dhe pranuan të jetonin bashkë, fillimisht tek Ali Demi dhe më tej, rreth dy muaj kishin ardhur në Kamëz.  Kur shkova në banjo, djali ishte I ulur në divan duke parë televizor dhe kur dola e pashë të shtrirë në tapet I shtrirë. I fola dhe nuk reagonte, I hoqa rrobat e fërkova me ujë dhe thirra të ëmën dhe më pas ambulancën. E mora në krah dhe zbrita poshtë për ta dërguar në spital,”– ka dëshmuar 35-vjeçari.

Në sallën e gjyqit Kazanxhi gjithashtu ka deklaruar se është i martuar me letra me një tjetër grua.

Vetë Hoxha, nëna e fëmijës ka treguar në dëshminë e saj se ajo në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë, më 24 prill ka qenë tek fqinjët, ku dhe punon prej muajsh si pastruese dhe kujdeset për vajzën e tyre invalidë. Ajo tregon se ka blerë bukë dhe kur është kthyer në shtëpi, ka gjetur të birin e dhunuar.

“Rreth orës 11:00 kam dalë nga shtëpia dhe kam shkuar të marr bukë dhe qumësht tek furra në institutin bujqësor dhe e lashë fëmijën me bashkëjetuesin. Ndërkohë që po bëja pazarin më ka marrë në telefon Alfredi, ku më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte dhe menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës, menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Ai vetëm rënkonte. Ka ardhur ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital. Djali kishte hemorragji dhe mpiksje Gjaku në kokë.  Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku i kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte,”– mësohet të jetë shprehur Alba.

g.kosovari

Next Post
E rëndë në Tiranë/ Një person bie nga lartësia dhe vdes, policia: Dyshohet se…

E rëndë në Tiranë/ Një person bie nga lartësia dhe vdes, policia: Dyshohet se…

Comments 2

  1. Dori says:
    6 years ago

    Te arrestohet dhe nëna e femijes ajo gorja qe e katandis fmijen e vet ashtu.

    Reply
  2. Dashi says:
    6 years ago

    Ne burg dhe kjo plehra me emrin nënë

    Reply

Leave a Reply to Dori Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In