• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ I mbijetoi abuzimit të mësuesit maniak, e reja vret veten 20 vjet më vonë

by Java News
14/01/2023 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë e mbijetuar e përdhunimit që frymëzoi një dokumentar të rrjetit BBC kur ndihmoi në burgosjen e mësuesit abuziv të fizkulturës, ka vdekur nga vetëvrasja, njoftonte sot mikesha e saj gazetare, gjithashtu viktimë të njëjtit pedofil.

Katie ishte abuzuar nga stërvitësi i vrapimit Paul North, i cili u dënua më pas për shumë sulme seksuale ndaj vajzave të shkollës që stërviste, dhe u burgos për dhjetë vjet.

Ish-gazetarja e Sky Sports, Charlie Webster, e cila prezantonte dokumentarin për mikeshën e saj në BBC, dhe beri njoftimin në rrjetet sociale. Zonja Webster ishte abuzuar gjithashtu nga North.

Ajo i bënte homazh mikes së saj “të guximshme” që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në  Australi në fillim të javës.

40-vjeçarja Webster shpjegonte se ajo ishte njohur me Katie në të njëjtin klub vrapimi në Sheffield kur ishin fëmijë, duke shpjeguar se grupi ishte asokohe “si një familje”.

Në vitin 2021, Webster prodhoi dokumentarin e rëndë për mësuesin ‘e respektuar’ të vrapimit Paul North që abuzonte me vajzat e vogla që duhet të stërviste, duke ‘joshur e manipuluar atë dhe shoqet e saj’, e duke i bërë më objekt sulmesh të tmerrshme seksuale.

“Katie ishte shoqja ime, ishte në grupin tim të vrapimit, për të cilën unë realizova dokumentarin ‘Nowhere to Run: Abused by Our Coach’ (Të mos kesh ku të vraposh; E abuzuar nga trajneri yne). Katie ka vdekur e vetëvrarë”, shkruante gazetarja.

Ajo shtonte më tej: “Ne ishim shumë të lidhura, ndanim gjithçka, si fitoret dhe dështimet, ne punonim bashkë në stërvitje, megjithë presionin në të cilin na vinte trajneri ynë. E vetmja gjë që nuk ndanim, ishte abuzimi seksual që pësonim nga duart e trajnerit tonë”.

“Trajneri ynë na ndiqte, na manipulonte dhe bënte presion. Ai krijonte përçarje e frikë në grup, duke na vënë kundër njëra-tjetrës, që ne të mos tregonim për atë që po ndodhte. Ne ishim asokohe vetëm fëmijë”.

Ajo shtonte se Katie ishte përballur me guxim me North në gjykatë, duke ndihmuar që ai të burgosej.

“Katie shpëtoi shumë fëmijë të tjerë nga abuzimi i këtij përdhunuesi monstruoz. Ne e dinim se vajza të tjera ishin abuzuar para nesh, por Katie u sigurua që të mos kishte të tjera pas nesh”.

E ndjera Katie më pas krijoi jetën e saj në Australi, shtonte Charlie në homazhe, duke thënë se ajo vuajti traumën e abuzimit për shumë vite.

‘Katie u bë një atlete e dedikuar dhe e suksesshme disa disiplina, por trauma e abuzimit seksual nuk largohet kollaj”, shton ajo.

Deri dje një faqe bamirësie GoFundMe kishte mbledhur 6,000 paundë nga £5,000 që ishte objektivi, për riatdhesimin e trupit të Katie në Britani, vetëm dy ditë pas hapjes.

Në dokumentar, Webster interviston vajzat e grupit të vjetër të vrapimit dhe flet me to për eksperiencat e abuzimit nga North.

Ai u arrestua kur Webster ishte 19 vjeçe, e cila thotë në dokumentar se vetëm atëherë kuptoi se nuk ishte e vetmja që ishte abuzuar.

Një tjetër vajzë asokohe 15 vjecare e sulmuar nga North dëshmoi se i kishte treguar babait të saj pak pas abuzimit nga trajneri.

North u dënua me 10 vjet burg për sulmet e shumëfishta në një periudhë dy vjeçare./m.j

I mbijetoi abuzimit të mësuesit maniak, e reja vret veten 20 vjet

Next Post
Përfshirja e Shkëlzen Berishës në çështjen e “Gërdecit”? Fatmir Mediu: Aldo Bumçi, për shkresën…!

Kur e si mund të shkojë në burg Mediu për Gërdecin? 10 lëvizjet vendimtare që çuan nën 2 akuza ish ministrin e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com