Foto/ Humbja e jetës së mësueses 46-vjeçare në Pogradec, Prokuroria kërkon ekspertizë nga Tirana

Gazetarja Lorena Kodra siguron për “BalkanWeb” fotografinë e mësueses 46-vjeçare, që humbi jetën mbrëmjen e sotme në Spitalin e Pogradecit, në rrethana të paqarta.

Ajo është paraqitur në spital e shoqëruar nga familjarë rreth orës 19:00, pasi nuk ishte ndjerë mirë, por gjendja e saj ishte përkeqësuar minuta pas mbërritjes në spital, duke ndërruar jetë.

46-vjeçarja A.B. është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria, ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti, për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së 46-vjeçares, e cila sipas familjarëve, nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit. BW

 

 

  • foto galeri

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com