• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Havari rikthehet 20 vite pas kur drejtonte policinë e Shkodrës: Topalli ishte shumë agresive, kërkonte të ulja armët …!

by Java News
04/02/2022 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Ferdinand Dervishi  i ka dërguar një foto Mit’hat Havarit, ish komisarit të famshëm të policisë, që tani është në pension, e cila i ka ngjallur këtij të fundit kujtime “të largëta”. Havari ka parë tek kjo foto një copëz të jetës së vet, por edhe një copëz të historisë së Shqipërisë.

Ai ka qenë komisar në Shkodër në vitin 1998, dhe ndriçon më së pari kontekstin historik: “Ishin kohë të vështira, të mos them kohë lufte, nga njëra anë përballesha me bandat kriminale të atij qarku, përfshi dhe bandën kriminale brenda strukturës së policisë së shtetit që drejtohej nga Prel Pjetrushi që s’kishte mbaruar as klasën e tetë dhe ishte punonjës i policisë kriminale, nga ana tjetër përballesha me bandat e opozitës që drejtohej nga Sali Berisha, dhe në shkodër kishte përfaqësuese Jozefina Topallin, e cila ishte shumë agresive ndaj pushtetit të kohës dhe policisë në veçanti.”

Dhe më poshtë, komisari Havari ndalet në mënyrë të posaçme te fotoja në fjalë, e cila është shumë interesante. Përballë zonjës Topalli, Havari është me gishtin tregues të drejtuar nga ajo, e me shprehjen e fytyrës që tregon se “i janë ngritur kacabujtë”.

Është i veshur civil. Ndërsa zonja Topalli që më pas u bë kryetare e Kuvendit e që sot është kundërshtare e PD-së zyrtare (por pa qenë e atashuar në grupin e Berishës) është krejt në profil, me një cullufe që i zbret poshtë fytyrës, e me vështrimin gjithashtu luftarak. Situata ngjan sfiduese për të dy. Ndërsa në sfond është ish zv. Ministri i Brendshëm, Sokol Bare.

Havari kujton: ”Topalli kërkonte të ulja armët kundër krimit të organizuar, që ishin njerëzit e saj dhe të partisë së saj, ndërkohë unë reagova me autoritetin që më jepte grada dhe detyra, duke i thënë tekstualisht: Jo zonjë, këtu jam unë ‘mbreti i ligjit’, askush tjetër. Biseda vazhdoi e pa dobishme për kauzën negative të saj. Fitoi kauza ime që doja të vendosja rendin dhe qetësinë publike në atë qytet të trazuar, që fatkeqësisht vazhdon të jetë i trazuar edhe sot e kësaj dite.”

Havari vijon të komentojë edhe në komentet që bëhen poshtë nga të tjerët: ”Kam vuajtur prej tyre. Koha tregoi se kush kishte të drejtë. Ata edhe shtëpinë e tyre politike e shkatërruan në sytë e botës.”/m.j

 

 

Cccc2
Cccc4
Next Post
Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë: Edhe 264 raste të reja por asnjë viktimë

COVID/ Kosova regjistron vetëm 1 vdekje, vazhdojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

August 13, 2026
Vijon vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, punohet me dy avionë

Vijon vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, punohet me dy avionë

August 13, 2026
PDK paralajmëron Kurtin: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

PDK paralajmëron Kurtin: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

August 13, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

“Na shisni 10% të Patriotëve!” Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

August 13, 2026
Komplot për rrëzimin e avionit të Trump? CIA vuri në dyshim informacionin e Izraelit

Komplot për rrëzimin e avionit të Trump? CIA vuri në dyshim informacionin e Izraelit

August 13, 2026
Ekuadori sekuestron 469 kilogramë kokainë, paketimet mbanin imazhin e futbollistit Erling Haaland

Ekuadori sekuestron 469 kilogramë kokainë, paketimet mbanin imazhin e futbollistit Erling Haaland

August 13, 2026
Pse duhet të bashkohemi me Kosovën dhe gjysmën e Maqedonisë

Pse duhet të bashkohemi me Kosovën dhe gjysmën e Maqedonisë

August 13, 2026
VIDEO/ Përfshihet nga flakët një banesë 4 katëshe në Korçë

Si paraqitet sot situata me zjarret? MIA: 45 vatra në total, 12 aktive. Zonat ku po luftohet ende me flakët

August 13, 2026
Zjarri drejt izolimit në Mirditë, forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren

Zjarri drejt izolimit në Mirditë, forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren

August 13, 2026
Tre profesionet më të paguara në Shqipëri? Në krye ushtarakët, menaxherët dhe…

Tre profesionet më të paguara në Shqipëri? Në krye ushtarakët, menaxherët dhe…

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com