• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Gruaja detyrohet t’i japë në kujdestari vajzën e saj burrit që e përdhunoi kur ishte adoleshente dhe t’i paguajë pension ushqimi

by Java News
15/06/2022 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatës në Louisiana, SHBA i ka dhënë kujdestarinë e fëmijës një burri të akuzuar se ka përdhunuar gruan që e lindi atë pas një sulmi të vitit 2005 e cila rrjedhimisht u urdhërua të paguajë mbështetjen financiare për të bijën, edhe pse ishte nën moshë, sipas raportimeve.

Crysta Abelseth tha për rrjetin lokal WBRZ se ishte përdhunuar kur ishte 16 vjeçe nga një burrë thuajse dy herë sa mosha e saj, i cili ofroi ta çonte në shtëpi me makinë.

“Në vend që të më çonte në shtëpi ai më çoi në shtëpinë e tij,” tha Abelseth për John Barnes, i cili asokohe ishte 30 vjeç. “Kur hymë brenda ai më përdhunoi në divanin e dhomës së ndenies”.

Adoleshentja mbeti shtatzënë dhe lindi një vajzë, e cila është tashmë vetë ne moshe adoleshenteje.

“Të gjithë mendonin se kisha mbetur shtatzënë me të dashurin tim, dhe unë i lija të besonin këtë,” thotë Abelseth.

Barnes u rikthye në këtë histori rreth pesë vjet më vonë, kur mësoi se fëmija mund të ishte i tij.

“Kur vajza ime ishte rreth 5 vjeçe, ai mësoi për të dhe kërkoi kujdestarinë për ta marrë fëmijën prej meje”, thotë Abelseth duke shtuar se testi i ADN-së tregonte thuajse me siguri se ai ishte babai.

“Dhe ata i dhanë kujdestarinë 50/50 megjithë faktin se fëmija kishte lindur si pasojë e përdhunimit”.

Abelseth ngriti akuzat e përdhunimit ndaj Barnes në 2015 kur mësoi se ishte brenda kufizimeve kohore të shtetit të Louisiana për akuzën.

Por gruaja thotë se megjithse çështja është e hapur në policinë e Tangipahoa nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj autorit.

Tashmë 32-vjeçarja thotë se nuk arrin të merrte në konsideratë nga sistemi i drejtësisë dhe ka humbur kujdestarinë e të bijës pas akuzave se i kishte dhënë fshehurazi një celular.

“Ai ka njohje,” thotë Abelseth për Barnes, i cili zotëron një kompani dixhitale vendase që punon me policinë.

“Më ka kërcënuar disa herë, duke thënë se ka njohje në sistemin e drejtësisë. Më thoshte se mund të ma merrte vajzën kur dëshironte, por unë nuk e besoja derisa ndodhi vërtet”.

Avokatja e gruas, Stacie Triche tha: “Kur mësova se ajo ishte viktimë përdhunimi dhe përdhunuesi merr kujdestarinë e plotë të fëmijës, ndërhyra për të bërë diçka. Ajo është detyruar të paguajë autorin e përdhunimit, dhe të paguajë kostot gjyqësore. Kjo nuk ka logjikë”.

Komentues ligjorë thonë se edhe nuk mund të provohet akti i përdhunimit, diferenca e moshës mes Abelseth e Barnes është në vetvete një përdhunim pasi mosha e pranimit seksual në shtetin e Louisiana është 17 vjeç./m.j

Next Post
Qeveria, vendim për menaxhimin e mbetjeve/ Kumbaro: Fokusin në pastrimin e mjedisit, nga kjo javë në terren

"Do reduktojmë..."/ Kumbaro: Nga 1 korriku gjobisim bizneset që japin ende qese njëpërdorimshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In