Plot 82 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.

Mësohet se brenda mjetit që drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili u arrestua, u gjetën dhe u sekuestruan 23 pako me 82 kg 650 gram marijuanë.
Policia greke nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me identitetin e shqiptarit, apo se nga cilin vend synonte të mbërrinte droga. (Panorama)











