• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Gjykata e Lartë shqyrton sot lejen e Bashës për pallatin 17 katësh te Diga e Liqenit

by Java News
03/04/2018 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Larte do të marrë sot në shqyrtim çështjen e njohur të lejes së ndërtimit për pallatin 17 katësh te Diga e Liqenit Artificial, ‘dhurata’ që ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri kompanisë së ndërtimit “GENER 2”, e mikut të tij Bashkim Ulaj.

Burime nga gjykata bëjnë me dije se gjyqtarët e ngarkuar për shqyrtimin e çështjes në fjalë do ta japin vendimin e tyre po sot, ndonëse kjo çështje për disa muaj u la thuajse në harresë të plotë.

Data e gjyqit është lënë sot pa asnjë njoftim paraprak, në befasi të plotë, me qëllimin për të përfituar nga ngjarjet e fundit që po ndodhin dhe kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Historia e pallatit 17 katësh te Diga e Liqenit daton që në vitin 2014, kur ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Bashkim Ulajn, pronarin e kompanisë GENER 2, firmosi lejen e ndërtimit edhe pse ajo leje u kundërshtua fort si nga shoqëria civile, ashtu edhe nga Komiteti Kombëtar i Digave.

Madje, kjo e fundit hartoi një raport të plotë për lejen në fjalë, duke e cilësuar ndërtimin e pallatit si të rrezikshëm për jetën e banorëve. Në vitin 2015, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e kundërshtoi fort ndërtimin e pallatit 17 katësh nën Digën e Liqenit, duke protestuar edhe para Gjykatës Administrative.

Nga ajo kohë çështja ka kaluar në një betejë ligjore. Por, ajo çka është më interesante për vendimin që pritet të jepet sot nga Gjykata e Larte është fakti se sistemi i drejtësisë në tërësi tashmë ndodhet nën sitën e rreptë të Vettingut. Mbetet për t’u parë nëse gjyqtarët e çështjes do ta bëjnë edhe favorin e fundit apo jo./a.ç

Next Post
Këshillë Ramës për të rregulluar frymëmarrjen

Këshillë Ramës për të rregulluar frymëmarrjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In