• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Gazetari Artan Hoxha publikon SMS-në e agjentit të SHISH: Pyetja “vrasëse” që belgët i bënë Lulzim Bashës

by Java News
11/02/2022 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar SMS-në që mori punonjësi i SHISH në lidhje me sasinë e madhe të parave të kapura në qershor 2018 në makinën “Toyota Auris”. Në një status të gjatë në Facebook, Hoxha ka publikuar edhe pyetjen kryesore që sipas tij prokurorët belg i kanë bërë Lulzim Bashës.

Hoxha shkruan se belgët e pyetën Bashën se nga e dinte që drejt Shqipërisë po vinte një makinë e mbushur me para që ishin fituar nga trafiku i lëndëve narkotike?

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Si u njoftua Basha per Toyota-n

Nje ndihme e vogel per Bashen, qe nuk deshmon dot se nga e mori informacionin per ardhjen e Toyota Yaris me 1.5 milione euro te narkotrafikut.

Por dhe nje indicie per prokuroret belg, perpara se te largohen nga Shqiperia, qe te mos lodhen mē me linjen Bruksel-Tirane, per te marre ne pyetje shefin e PD-se zyrtare.

Pyetja baze e prokuroreve federal belg, por dhe e opinionit shqiptare, eshte si e mori vesh Lulzim Basha se drejt Shqiperise po vinte nje autoveture me nje sasi te madhe parash te narkotrafikut??!!
Saktesia e informacionit qe ai publikoi ne Kuvendin e Shqiperise me 22 qershor 2018, eshte e denje per skena filmash te Netflix.

Informacioni i Bashes, ishte aq i sakte, sa duket e çuditeshme pse pronaret e 3.4 milione eurove, vendosen te mos e ndryshonin itinerarin e trajlerit te nisur nga Belgjika.
Ngjarjet ne 48 oret ne vijim, u zhvilluan pike per pike siç e deklaroi Basha ne kuvend.

Me te vetmin ndryshim, parate nuk ishin te grupeve te Elbasanit, qe kishin lidhje me pushtetin siç tha Basha, por te nje grupi tjeter, i cili per fat te keq rezultoi se kishte lidhje me Bashen dhe partine e tij.

Mundesite qe kreu i opozites te kishte kete informacion kaq te sakte, per nje levizje miliona eurosh te krimit te organizuar jane vetem dy.

E para; njeri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opoziten ne menyre qe operacioni i kundershtareve te tyre, te behej publik, dhe parate te kapeshin duke demtuar rende rivalet.

E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndonje agjensi e zbatimit te ligjit, ku nje zyrtar “dashamires” i opozites, duke mos patur besim te eproret e tij, njoftoi per dijeni dhe Lulzim Bashen…

Kronologjia e ngjarjes rrodhi ne kete menyre; 22 qershor 2018,

Basha denoncon ne kuvend transferimin e parave te narkotrafikut nga Europa drej Shqiperise, prej nje organizate kriminale, e cila ka lidhje me qeverine e Rames dhe me eksponente te rendesishem te PS-se.

Ai tha se 1.5 milione euro po vinin ne Shqiperi me nje Toyota Yaris.

24 qershor 2018.

Policia e Shtetit, ben “bingo”, pasi ndalon ne portin e Durresit nje trajler qe vinte nga Belgjika, ne te cilin u kapen dy autovetura Toyota Auris, me 3.4 milione euro brenda tyre.

Por çfare ka ndodhur ne te vertete?!

Me date 20 qershor 2018, 48 ore perpara se shefi opozites te fliste ne Kuvendin e Shqiperise, nje mesazh mberrin ne telefonin e nje drejtuesi te larte te shtetit shqiptar.

Saktesisht ne oren 09:31 minuta te dates 20 qershor 2018, nje person qe identifikohet si punonjes i Sherbimit Informativ Shqiptar, njofton se, nje mjet transporti, karroatrec me disa vetura te ngarkuara siper tij, pritet te futet ne territorin e Shqiperise deri ne mbremje.

Informatori thote se, nje veture po transporton nje sasi te madhe parash per llogari te nje klani trafiku.

Burimi eshte aq i bindur ne informacionin e tij, sa jep te dhena per targen e mjetit, madje dhe emrin e shoferit.

Ai sqaron se, me “90% parate do hyjne nga Porti i Durresit”.

Por thote se parate mund te hyne dhe nga pikat e kalimit kufitare ne Veri te Shqiperise, ne Muriqan ose ne Hanin e Hotit.

Ne fund derguesi i mesazhit edhe pse eshte punonjes shteti, kerkon te ngelet 100% anonim, madje uron qe kapja e parave, te realizohet nga policia…

Kete sms(te cilin nuk e di nese ndodhet ne dosjen e prokurorise) te derguar nje drejtuesi te larte te shtetit, dy dite perpara se shefi opozites te fliste ne Kuvend dhe 4 dite perpara se te kapej ngarkesa me 3.4 milione euro, po publikoj me poshte.

Ky fakt, uroj sepaku te kthjelloj shefin e PD-se, Lulzim Basha se nga i ka ardhur informacioni.

Por dhe te orientoj prokuroret belg, per çfare saktesisht ta pyesin deshmitarin e vyer te tyre…./m.j

Next Post
einxhel-1

“Më preku në plagë…”, Einxhel tregon se si e provokoi Donaldi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In