Albanologu i njohur Robert Elsie ka publikuar disa foto mjaft të rralla të fiksuara në trevat shqiptare gjatë pushtimit osman.
Fotot janë fiksuar para vitit 1900 në qytetet e Shkupit Ferizajt, Kaçanikut, Prishtinsë, Shkodrës, Podgoricës dhe Ulqinit.
“Janë 28 fotografi të mëtejshme dhe kryesisht të panjohura të Ballkanit perëndimor nga kolekcioni privat i Sulltan Abdyl Hamitit të IItë, me foto të Shqipërisë, të Malit të Zi, të Kosovës dhe të Maqedonisë para vitit 1901”, shkruan Elsie, që ka publikuar këto foto të rralla.