Këto fotografi tregojnë pamje mahnitëse, por edhe të frikshme të vullkanit aktiv në Europë, gjatë shpërthimit të tij në mëngjesin e të enjtes. Mali Etna është më i larti në Sicili të Italisë, dhe është duke i dhënë njerëzve një shfaqje të vërtetë me shpërthime, derdhje të hirit e të lavës gjatë këtij mëngjesi, transmeton koha.net. Vullkani nuk ka qenë aktiv qe dy vjet, por njerëzit kanë qenë të gatshëm të parashikojnë këtë shpërthim.
Shpërthimi më i madh i tij i fundit ishte në vitin 2013, kur nga hiri i shumët dhe lava kërcënoheshin fermat, transporti dhe jeta e njerëzve.