Bill Podlich nga Arizona kishte udhëtuar në Afganisatn në vitet e 60-ta së bashku me familjen, atëherë kur gjithçka frymonte liri.
Dr. Podlich kishte fotografuar ambiente dhe afganë në përditshmërinë e tyre ku jetesa mes dy gjinive ishte neutrale dhe problemet që Afganistani i ka sot, atëherë nuk ekzistonin fare.
Vajzat nuk ishin të detyruara të mbanin shami të kokës kurse meshkujt mund të lëviznin lirshëm pa pasur frikën se dikush mund ti rekrutonte si militantë ushtarakë pa lejen e tyre.
Këto foto te publikuara në kohët e fundit kanë ngjallur nostalgji dhe shumë komentues afganë kanë falënderuar Billin për paraqitjen e vendit të tyre të qetë para 33-viteve të luftës së tmerrshme.