• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO / Flet gruaja italiane që u qëllua pesë herë me thikë nga burri shqiptar

by A R
29/01/2021 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gruaja italiane, Carlota Dossena, e cila u dhunua nga bashkëshorti i saj shqiptar, Kastriot Dema ka rrëfyer si ka ndodhur ngjarja.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, e reja thotë se burri i saj me të cilin janë në proces divorci e ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar pesë plagë.

Ajo theksoi se gjatë momentit të sulmit, ishte duke ngrënë darkë me dy prej djemve të stafit të hotelit.

Çifti kanë një resort turistik në kodrat e fshatit Ballaj, ndërsa Carlota shprehet se ndërtimi është bërë me paratë e familjes së saj dhe se vetëm toka i përket Kastriot Demës.

“U tremba shumë nga tre zhurma shumë të forta. Pasi hapa derën për të parë se çfarë ishte, u ofendova nga ish-bashkëjetuesi im, i cili gjendet në mjediset e hotelit në arrest shtëpiak. U largova nga dritarja nga dy djemtë që punojnë për mua dhe ata iu përgjigjën verbalisht ofendimeve të tij dhe kërcënimeve të tij. Në këtë pikë, ai zbriti nga një kat më poshtë për dhe më sulmoi direkt me një thikë. Kam 5 plagë në trup, unë u përpoqa që të mbrohesha, duke vënë krahët para kokës. Edhe pse dëgjova se ai thotë që është sulmuar, i vetmi sulm, ishte ai që e kam gërricur me thonj dhe për këtë kam dëshmitarë ata djemtë. Në këtë pikë ai ka ikur”, tha Dossena.

Ajo tregoi se vazhdimisht, burri ka ushtruar dhunë, ndërsa shkak i konfliktit sipas saj është pasuria.

“Marrëdhënia jonë ka probleme prej vitesh. Ai është përpjekur të më krijojë mua vështirësi për të më larguar nga Shqipëria, për të mbajtur të gjithë pronësinë e hotelit. Interesi i tij është i pastër ekonomik”, tha ndër të tjera shtetësaj italiane.

Dossena u shpreh se jeta e saj në shumë raste ka qenë në rrezik, madje për këtë arsye ajo tha se punëtorët që merrte, i siguronte edhe strehimin në hotel, me qëllim që të mos mbetej vetëm.

“Është një vendim i imi, unë po luftoj prej muajsh që ai të largohej nga banesa ime dhe nga aktiviteti im. Sepse në çdo raport, në një konflikt në mes, këshillohet të ketë një distancë mes personave. Jeta ime ishte në rrezik. Shumë herë e kam bërë këtë të ditur, por drejtësia nuk më dëgjoi. Për fat unë jam akoma gjallë. Unë gjithmonë kam qenë e detyruar që të marr në punë personel dhe t’i mbaj pranë ata edhe me banim, për të mos qëndruar kurrë vetëm. Në fakt ai dhe familjarët e tij kanë ushtruar shumë trysni mbi personelin që ata të linin punën dhe të ikin, në mënyrë që unë të mbetesha vetëm”.

Italiania, e cila dhe dy fëmijë të mitur me Kastriot Demën, thotë se këta të fundit ndodhen në Itali për të qenë më të sigurt.

“Në qershor, ai tentoi të më vriste përpara pesë personave të tjerë, më pas ndaj meje u mor vendimi për urdhër mbrojtje. Për një periudhë kohë ai u zhduk në Itali. U paraqit papritmas natën e 10 gushtit. U përpoq njëherë tjetër të më vriste, më sulmoi. U arrestua falë ndërhyrjes së policisë dhe pas pesë ditësh, më 15 gusht ligji vendosi që ta linte atë në arrest shtëpie. Ligji nuk saktësonte asgjë në lidhje me këtë, thuhej se vetëm duhet të qëndronte mbyllur në apartamentin e tij”, tha ajo.

Ndërkohë, sot Policia e Kavajës ka arrestuar Kastriot Demën, me akuzën e shkeljes së masës së sigurisë të arrestit shtëpiak.

Policia thotë se janë proceduar dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë gjatë konfliktit dhe që dyshohet të kenë qëlluar 32-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet në spital i lënduar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.

/a.r

Next Post
Një grua aksidenton 14-vjeçarin në Tiranë, përplas gjithashtu dy makina të parkuara

E rëndë në Tiranë, vajza 28-vjeçare hidhet nga kati i 5 i pallatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com