FOTO / Fejohen Leka II Zogu dhe Blerta Celibashi, detaje nga ceremonia private

Princ Leka II, së bashku me fotografen Blerta Celibashi, i kanë dhënë fund beqarisë përmes fejesës.

Ceremonia u zhvillua një ditë më parë, 11 tetor 2025, në Ksamil, në një mbledhje private mes familjarëve dhe miqve të ngushtë të çiftit.

Oborri Mbretëror Shqiptar, ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me fejesën mbretërore, teksa shpreh mirënjohjen e familjes për të gjitha urimet.

“NJOFTIM ZYRTAR
Familja Mbreterore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi.
Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, 
thuhet në njoftimin zyrtar të Oborrit Mbretëror.

Ka qenë motra e fotografes, e cila në rrjete sociale një ditë më parë ka ndarë foto nga ambienti i dekoruar posaçërisht për fejesen e çiftit, ku dukeshin luleboret ngjyrë të bardhë, blu dhe lejla.

“Diçka e bukur po ndodh” ka shkruar e motra e partneres së Princ Lekës, teksa duket se dhe ceremonia është zhvilluar plotësisht në mënyrë private përballë detit.

Çifti, prej kohësh ka qenë publik, duke mos e fshehur dashurinë e tyre, si në vendin tonë, ashtu dhe në detyrat mbretërore të Princit në evente ndërkombëtare, të cilët janë shfaqur gjithnë pranë njëri-tjetrit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com