Fatos Nano që prej kohës kur humbi zgjedhjet në vitin 2005 ka zgjedhur të qendrojë larg vëmendjes mediatike, por pavarësisht kësaj, interesi për të është gjithmonë prezent.
Këtë herë ish-kryeministri është shfaqur disi ndryshe nga herët e tjera. Ai shfaqet në krah të bashkëshortes së tij, Xhoana dhe fotografit Hektor Pustina, i cili ka e publikuar foton në rrjetet sociale.
Por detaji që ka tërhequr vëmendjen në këtë foto të Nanos, ka qenë fakti që ai mban syze optike. Kishte shumë kohë që Nano kishte hequr dorë nga mbajtja e syzeve të tilla, ndoshta që nga koha e regjimit komunist.
Por siç duket problemet me sytë janë rishfaqur te ish-kryeministri dhe mbase për këtë arsye ai ka vendosur sërish syzet optike.