Mbështetës dhe militant të ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë shkaktuar dëme të shumta material në selinë e Partisë Demokratike, në një protestë të cilën e quante paqësore.
Pavarësisht se disa prej dyerve ishin të siguruara mirë, mbështetësit e Berishës e gjetën një mënyrë për t’i shpërthyer.
Ata kanë përdorur një tra të trashë prej hekuri për të hapur derën e selisë. Siç shihet nga kjo foto, trau i hekurit është i trashë dhe i rëndë, saqë duhen disa persona për të mbajtur.