• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Elia Zaharia kurorëzohet me Princin Leka, Veliaj i celebron

by Aalison Pearse Stevens
08/10/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Princi Leka dhe Elia Zahari kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë. Pas fejesës disa vjeçare, Princi Leka II dhe aktorja e këngëtarja Elia Zaharia nën bekimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj zhvilluan ceremoninë celebrimit. Nga sot Elia do tejete Princeshe Elia Zogu.

Në orën 11:00 u zhvillua ceremonia e celebrimit në Sallën e Fronit, drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën bekimin dhe nga përfaqësuesit e klerit në Shqipëri

“Tirana është qyteti ku jeni njohur ku keni ushqyer miqësinë, respektin e ku i shfaqët dashurinë njëri-tjetrit. Tirana është vendi ku do të ngreni folenë”, u shpreh Veliaj në ceremoninë e bekimit.

Çifti mori bekimin e Myftiut të Komunitetit Musliman, të përfaqësuesit Ortodoks, Katolik, Bektashi, Protestant. “Në emër të Perëndisë, qofshi të bekuar”, thane ata.

“Këtë bashkim sot, miq e dashamirës të cdo etnie, me tituj pa tituj, urime do e shoqërojnë cdo ditë të jetës suaj. Shkëmbeni premtimet solemne”, tha Veliaj duke ftuar Princin dhe Elian t’i premtojnë njëri-tjetrit besnikëri, dashuri e harmoni.

Kryebashkiaku Veliaj: Ju Elia Zaharia, pranoni Princin Leka si bashkëshortin tuaj, në gëzim por dhe në hidhërim, në ditë të mira dhe të këqia, në pasuri por dhe në varfëri në ditët tuaja?

Elia Zaharia: Po!

Veliaj: Ju Princi Leka II, pranoni Elia Zaharia si bashkëshorten tuaj, në gëzim por dhe në hidhërim, në ditë të mira dhe të këqia, në pasuri por dhe në varfëri në ditët tuaja?

Princi: Po!

Pasi shkëmbyen unazat, dhe firmosën, Veliaj i shpalli; burrë e grua.

Ceremonia
Sot zhvillohet ceremonia martesore mbretërore e Lartë Madhërisë Princ Leka II i Shqiptarëve dhe të fejuarës, aktores Elia Zahahria. Dasma e pazakontë në Tiranë ka mbledhur përfaqësues nga të gjitha familjet mbretërorore.

Në orën 12.15 parashikohet mbërritja e çiftit dhe të ftuarve në festën në Oborr, ku Princ Leka do të mbajë një fjalim. Festa parashikohet të zgjatë rreth dy orë.

Festa do të hapet me kalimin e çifteve, të kryesuar nga Princi Leka dhe Princeshë Elia Zaharia dhe fjalimin përshëndetës të Skënder Zogu rreth orës 20.50.

Më pas gjatë mbrëmjes, do të mbajnë fjalën e tyre, edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia, Princ Leka II dhe Princesha Elia, për ta finalizuar festën me çastin e tortës në orën 24.00.

Martohet Princi me Elia Zaharia Veliaj bekon ciftin

+6
Martohet Princi me Elia Zaharia Veliaj bekon ciftin

martohet princ leka logo
martohet princ leka logo

Martohet Princi Leka. Dasma madhështore, ceremonia

Martohet Princi Leka. Dasma madhështore, ceremonia

Lista e te ftuarve
E ftuara më e rëndësishme do të jetë mbretëresha Sofia e Spanjës ndërsa nga politikanët shqiptar, figura më e lartë që ka konfirmuar pjesmarrjen është Ilir Meta ndërsa Edi Rama dhe Presidenti Bujar Nishani ende nuk kanë kthyer përgjigje për momentin.

Ndërsa të ftuarit e familjeve mbretërore nga e gjithë Europa do të jenë të shumtë siç tregohet edhe në listën e mëposhtme:

Austri
Duka Georg dhe Dukesha Eilika

Belgjikë
Princeshë Lea
Bourbon-Dy Siccili
Duka dhe Dukesha e Castro

Egjipt
Princ Ali

Gjeorgji

Princi Davit Bagrationi

Gjermani

Princi Georg Friedrich i Prusisë

Greqi
Princeshë Irena

Princ Michael dhe Princes Marina

Iran
Lart madhëria Farah Pahlavi

Itali
Princesha Maria Pia dhe Princesh Maria Gabriella e Savojës

Litenshtein

Prince Philipp dhe Princesh sabelle

Luksemburg

Princ Guillaume dhe  Princesh Sibilla

Mal i zi

Princ Nikola II Petrović-Njegoš

Marok

Princesh Lalla Meryem

Portugali

Duka dhe Dukesha e Braganza

Rumani

Princesh Margareta dhe Princ Radu

Rusi

Dukesha Maria dhe Duka George

Serbia

Princ Alexander dhe Princesh Katherine

Spanjë
Madhëria e saj Mbretëresha Sofi

Thurn dhe Taxis

Princesh Gloria
Princesh Elisabeta

Mbretëri e Bashkuar

Princ dhe Princesh Michael e Kent

Disa nga familjet e tjera fisnike të ftuara në dasmën e Princit Leka dhe Elia Zaharia:

Princ Michel i Yugoslavia

Princesh Maria Theresa nga Bourbon-Parma

Austri Joseph Karl Habsburg dhe Dukesha Margarete

Dukesha Johanna Sophie e Austrisë

 

ENDERRA

 

Ëndrra po bëhet realitet. Një ‘Hirushe” e kohëve moderne edhe në Shqipëri. Elia Zaharia kurorëzon martesën me Princ Lekën, trashegimtarin e fronit mbretëror. Megjithëse ka përshkruar sallën “Skënderbeg” në Pallatin e Brigadave e buzëqeshur e me një fustan madhështor, Elia i ka mbajtur me vështirësi lotët, duke u shfaqur me shume emocione, ndërsa përkrah kishte “Princin e saj të kaltër” për t’i dhënë siguri. e1e2e3

Ka nisur prej orës 9:00 ceremonia e dasmës së trashëgimtarit të fronit mbretëror shqiptar Leka Zogu me Elia Zaharian. Që prej kësaj ore një autobus do t’i transportojë gazetarët, fotografët dhe kameramanët nga Shqipëria dhe e gjithë bota drejt Pallatin Mbretëror. Mediat janë ndarë në dy grupe, media zyrtare që do të lejohet brenda Pallatit, ndërsa pjesa tjetër, që do të jetë dhe pjesa më e madhe e shtypit, do të qëndrojë jashtë Pallatit.

Dalin dhe fotot e para nga ceremonia, ku shfaqen të rinj dhe fëmijë me veshje tradicionale që me sa duket do të kenë një vend të veçantë në këtë dasmë. Ndërkohë një prej organizatoreve të dasmës, Alketa Vejsiu ka publikuar në Instagram, një pasazh që vjen nga ceremonia dhe ardhja e të ftuarve.

Kjo ceremoni ka masa të rrepta në oraret e vendosura, kështu që pas orës 09:30 nuk do të jetë e mundur për të hyrë askush në Pallatin Mbretëror. Ora 10:00­-10:50 është për të ftuarit e huaj dhe shqiptarë, të cilët arrijnë në ceremoni në bazë të Protokollit.

Në orën 10:20 është koha e politikanëve, ndërsa pesë minuta më vonë do të mbërrijnë anëtarët e familjeve me makinat e tyre. Pasi të gjithë këta kanë mbërritur dhe secili ka zënë vendin e tij, “në skenë” do të shfaqen nusja dhe dhëndri, pikërisht në orën 11:30. Ky do të jetë momenti i fotografimit të çiftit jashtë pallatit. Por të ftuarit nuk kanë mbërritur të gjithë, pasi në orën 12:00 mbërrijnë mysafirët ndërkombëtarë, për t’u bashkuar të gjithë në drekën e Pallatit të Brigadave. Dasma që do të jetë e organizuar gjatë një dite të plotë, do të ketë të ftuar shumë miq.

Prania e tyre do t’i japë një pamje përrallore kryeqytetit shqiptar sot, pasi ata do të pushtojnë rrugët me makinat dhe veshjet e tyre. Sipas burimeve tona të brendshme, në këtë ceremoni udhëtojnë nga e gjithë bota 70 familje mbretërore, të cilët do të vijnë me shumë anëtarë të familjes, pasi kështu është tradita e secilit. Listën e kryeson Mbreti i famshëm Mohamed VI i Marokut dhe bashkëshortja e tij, Lalla Salma, të cilët kanë prenotuar 40 dhoma në një nga hotelet më luksoze të Tiranës, ndërsa pas tyre vjen Spanja me 6 dhoma të prenotuara.

E gjithë atmosfera do të dominohet nga tradita, pasi Princ Leka dhe Elia Zaharia janë kujdesur që ta shndërrojnë këtë dasmë në një ceremoni që t’i vlejë dhe turizmit botëror, meqenëse do të marrë dhe jehonë botërore. Sa për muzikën, e sigurt është që do të ketë momente tradicionale, këngë të vjetra qytetare e shumëçka tjetër.

 

Next Post
Disa mënyra natyrale për parandalimin e rënies së flokut

Disa mënyra natyrale për parandalimin e rënies së flokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In