Nga Viviane Ziu për Javanews.al
Paris
Vetëm pak ditë përpara raundit të dytë të zgjedhjeve Presidenciale në Francë, Parisi, por edhe e gjithë Franca, është mobilizuar kundër Frontit Nacional, parti e ekstremit te djathtë, kandidatja e së cilës Mari Le Pen është në balotazh me Macron në garën për postin më të lartë, atë Presidentit. Në ditën e 1 majit sindikatat francaze edhe pse të ndara, janë bashkuar në një tubim në Paris kundër kandidates së ekstremit të djathtë. Marrshimi filloi ne Place de la Republique ne 14:30 dhe mbaroi ne Place de la Nation duke kaluar ne Place de la Bastille.Ne fillim te kortezhit u perfshine rreth 100 individe me fytyre te mbuluar dhe u perballen me policin pasi hodhen kokteila motolov drejt tyre. Rreth 10 persona te plagosur lehte, kryesisht police dhe njeri prej tyre ne gjendje te rende, i djegur nga nje kokteil molotov. Pervec ketyre pak incidentrve, marshimi shkoi mire, me nje mesazh, “Jo frontit nacional dhe jo urrejtjes per te tjeret”. Në qender te thirrjeve ishte mbrojtja e imigranteve , dhe mbi të gjitha të votohet Macron dhe pse maxhoriteti nuk do t’perfshihet në programin e tij ultraliberal. Javanews.al