Familjarët dhe të pranishmit në sallë panë tmerr me sy, kur akrobatja britanike ra nga 9 metër lartësi.
Ajo po performonte në skenë, kur ndodhi edhe aksidenti i rëndë. Ngjarja ndodhi në “Zippos Christmas Circus Show” në orën 6 të pasdites së djeshme.
Stafi vrapoi për t’i dhënë menjëherë ndihmën e parë 35-vjeçares, Jackie Louise Armstrong. 35-vjeçarja u transportua menjëherë në spital, por mësohet se ka pësuar dëmtime të rënda.
Ngjarja e rëndë tronditi edhe spektatorët që po ndiqnin në skenë performancën e akrobates.
Një dëshmitar tha: “Ishte e tmerrshme. Unë mendova se ishte pjesë e aktit, por kur ajo nuk po ngrihej më lart e kuptova që diçka nuk shkoi siç duhet. Një grup njerëzish vrapuan për ta ndihmuar atë dhe njerëzit filluan të bërtisnin.”
Ndërsa Drejtori i Cirkut, Martin Burton u shpreh për mediat se: “Jackie është një artiste me shumë përvojë, të cilin ne e vlerësojmë si pjesë e familjes sonë të cirkut. Jemi të shqetësuar dhe i ofrojmë familjes së saj mbështetje në këtë moment.”





















