Ambasada e SHBA-ve në Tiranë poston një fotografi ku dallohen vullnetarë shqiptaro-amerikanë të Kryqit të Kuq që u japin ndihmë qytetarëve gjatë Luftës së Parë Botërore.
Fotografia është marrë nga biblioteka e Kongresit amerikan, ndërsa nuk tregohet vendi se ku është shkrepur.
