• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FOTO E RRALLË / Kur Berisha pozonte me Enverin në krah…

by Java News
17/10/2015 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është një foto që padyshim, mund ti shërbejë mazhorancës për ti kthyer reston opozitës, në rast se do akuzohet për rikthim të simboleve të komunizmit duke përdorur për ilustrim të këtij fakti Ramën apo Metën, ku në sfond të tyre gjatë disa ceremonive shtetërore, feks fotoja e Enverit apo ndonjë parrullë enveriste, mbajtur nga ithtarë të ish-sistemit me “dy dhëmbë” në gojë.

Është lideri demokrat Sali Berisha gjatë një takimi në fillimet e erës pluraliste. Siç duket qartë, në krah të tij është emri i Enver Hoxhës poshtë një citati me përmbajtje revolucionare.

Eshtë një ironi e kohës, përfshirë dhe thirrjen e Berishës në një miting tek Qyteti Studenti për t`i qenë mirënjohës Ramiz Alisë për shndërrimet e mëdha demokratike që po pësonte vendi.

Ishte një kohë kur pothujase Enveri ishte ngado, me pamje e kumte në formë citatesh. Kështu, ishte normale që udhëheqësin e ndjerë të partisë dhe të popullit, ta hasje dhe në salla të ndryshme, e sidomos në të ashtëquajturatKënde të Kuqe të ndërrmarjeve, ku sipas të gjitha gjasave është zhvilluar dhe ky takim i demokratëve të orëve të para, me personazh kryesor Sali Berishën.

Pra, është një foto që nuk ka asgjë kompromentuese ndaj liderit demokrat, por që tregon se në atë kohë ishte e pamundur që Enveri mos ndodhej mes nesh, në çdo hap, në çdo frymëmarrje.

Tashmë kjo ngjan si komike, por ka dhe një anë tragjike: se dhe sot, në shumë forma Enveri vijon të jetë mes nesh!  /tesheshi.com/                 

sali berisha enver hoxha

Next Post

Sekuestrimi i 700 kg kanabis, zbardhen emrat e 7 të arrestuave, pronari në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com