• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ “E qeshur dhe pëlqente udhëtimet”, Kush është studentja e mjekësisë që u gjet mes rrënojave në Thumanë

by Java News
27/11/2019 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kristi Reçi, vajza brune e qeshur që i pëlqente udhëtimet është një prej viktimave të identifikuara të Tërmetit në Thumanë.

Jeta dhe ëndrrat e vajzës 25-vjeçare u ndërprenë në mes duke lënë shumë dhimbje pas. Trupi i saj u gjet i pajetë mes rrënojave. Me humbjen e Kristit kemi humbur një mjeke të ardhshme, pasi ajo ishte studente në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, ku studionte për Dermatologji.

Lajmi për ikjen e hershme nga jeta ka tronditur miq e të afërm të saj, të cilët i kanë kushtuar lutjet e tyre dhe dedikime prekëse Kristit të ndjerë.

“Fatkeqësisht midis viktimave, ishte dhe mjekja dermatologe e ardhshme Kristi Reçi”, shkruhet në dedikimin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.

Doktoresha Monika Fida, një mike e afërt me Kristin me të cilën ishte aktive dhe në fushata sensibilizuese për publikun për mirëmbajtjen e dhëmbëve shkruan; “Ma copëtove shpirtin Kristi Reçi! Ëndërr e ndërprerë në mes … Dermatologia e ardhshme … RIP”. Statusi i saj ka me qindra komente ngushëlluese të studentëve e miqve të Kristit që i ka vrarë në shpirt ky lajm.

Po ashtu profesori Arben Gjata shkruan se; “Mes viktimave të tërmetit edhe studentja jonë, e ndjera Kristi Reçi. Për të dhe për të gjithë viktimat e kësaj dite të kobshme ju qoftë përherë e gjelbër lëndina, u prehshi në paqe dhe ngushëllime familjeve”.

Aktivistja Elona Caslli e veçon Kristin në një dedikim të sajin; “Mes shumë dhimbjesh, lotëve dhe trupave nën rrënoja që u nxorën pa frymë, ishte edhe trupi i një mjekeje të ardhshme si Kristi Reçi. Thonë se toka merr më të mirët. Thonë se më të mirët ikin gjithmonë më shpejt. Gjithçka thuhet apo thonë, një gjë mund të thuhet me siguri- Ishte e parakohshme ikja jote!”

Tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë përtej bilancit tragjik të numrit të viktimave që rritet çdo orë fsheh pas çdo emri një histori njerëzore të ndërprerë para kohe./ Mapo.al

Next Post
“Të bëheshin analiza të dheut, nëse aty mund të ndërtohej apo jo”/ Profesoresha e Ndërtimit: Durrësi është groposur 3 herë. Dalin gabimet e inxhinierëve në projektim e zbatim

"Të bëheshin analiza të dheut, nëse aty mund të ndërtohej apo jo"/ Profesoresha e Ndërtimit: Durrësi është groposur 3 herë. Dalin gabimet e inxhinierëve në projektim e zbatim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In