• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO: E mbijetuara nga vullkani heq për herë të parë maskën në një intervistë televizive

by
06/06/2022 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një e mbijetuar nga shpërthimi i vullkanit White Island në Dhjetor 2019 ka hequr maskën e saj të fytyrës në një emision televiziv. Stephanie Browitt, nga Australia pësoi djegie në 70% të trupit kur një vullkan shpërtheu në ishullin që ajo po vizitonte pë pushime me kroçerë, së bashku me familjen e saj në Zelandën e Re.

Shpërthimi vullkanik mori jetët e 22 njerëzve, përfshirë motrën 21-vjeçare të Browitt dhe babanë e saj.

E reja ka kaluar një rrugëtim të gjatë për shërimin e trupit dhe fytyrës së saj, të cilin e ka ndarë në rrjetet sociale me 1.6 milionë ndjekësit e saj. Gjatë një interviste në emisionin “60 Minutes”, 26-vjeçarja hoqi maskën e saj të djegies duke zbuluar fytyrën dy vite pas ngjarjes tragjike.

Përballë moderatores Sarah Abo, Browitt tha të mundte më në fund të hiqte maskën i dukej “diçka e rëndësishme”, ndërsa ndihej sikur “kjo ditë nuk do të vinte kurrë”. Përballë pasqyrës, ajo përmblodhi të gjitha ndjesitë e saj ndërsa shihte reflektimin e vetes.

“Shoh një njeri që ka vuajtur shumë më shumë nga sa unë prisja të kaloja në jetë. Shoh një njeri të torturuar. Po aq sa është emocionuese, m’u desh një rrugë e gjatë dhe e vështirë të mbërrija këtu. Jam më e fortë se kurrë. Kam mësuar se lufta për mbijetesë është e vërteta. Po luftoja çdo ditë të mbijetoja, të kthehesha tek të qenurit vetja. Nuk e mendoja se e kisha këtë forcë brenda meje”.

Episodi i së dielës shfaqi dhe imazhe të patreguara më parë të djegieve të tmerrshme të Browitt që mbulonin thuajse të gjithë trupin e saj. Pas shpërthimit, ajo qëndroi në koma për dy javë, ndërsa e vetmja pjesë e paprekur nga djegiet ishin këmbët, të cilat shpëtuan mrekullisht për shkak të mbrojtjes nga atletet.

Stephanie rikujtoi edhe momentin e zgjimit për herë të parë, të cilin e mban mend vetëm me copëza të shkëputura. “Isha me tuba gjithandej, e rrethuar nga pajisje mjekësore në një dhomë të vogël të zhurmshme.  Këto gjëra do t’i mbaj mend gjithmonë, nuk do të largohen kurrë prej meje. Janë gjëra që thjesht s’mundesh t’i harrosh”, tha ajo.

Shërimi ishte një tjetër proces në të cilin asaj iu desh të mësonte nga fillimi edhe veprimet më të thjeshta. “Duhet të nisja nga zero, si një foshnje. Të ulesha, të ngrihesha nga shtrati, të bëja hapat e parë, madje edhe të ushqehesha. Duhet t’i mëosja nga fillimi dhe nuk ishin aspak të lehta”.

Aktualisht, Browitt është në proces paditjeje ndaj kompanisë së kroçerave për traumat fizike dhe psikologjike. Sipas avokatit të saj, të dhënat e ditëve gjatë së cilave Stephanie dhe vizitorët e tjerë ndodheshin në  ishull, tregonin se ai ishte një ‘minë me sahat’.

/e.

Next Post
Paralajmërimi i Lavrov: Ekziston rreziku “real” për një luftë të tretë botërore

"Askush nuk mund t’i prishë marrëdhëniet tona me Serbinë", Lavrov: BE dëshiron të bëjë një projekt të quajtur 'Ballkani i mbyllur'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com