Monika Kryemadhi ka komentuar foton e të shoqit me Agron Nezën, Dorian Duçkën dhe një zyrtar të FBI, të akuzuar nga Sali Berisha, por dhe foton e Shkëlzen Berishës nga avioni, me Dorian Duçkën.
Ajo tha se Dorian Duçka ka hapur arkivën e publikon foto.
Por sipas saj, nuk ka asgjë të keqe të dalësh në foto.
Madje ajo tha se vetë ka qenë ulur krah për krah me një trafikant, kur kthehej nga Anglia, pasi ai do të ekstradohej në Shqipëri.
“Problemi është tek Rama, që paguan FBI-në, jo tek ne që dalim në foto”, tha ajo.
/a.r