• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

(FOTO) DURRES/ U mbyt në 1941, identifikohet piroskafi ‘Albano’

by Java News
23/10/2017 18:15
DCIM100GOPROGOPR1080.JPG

DCIM100GOPROGOPR1080.JPG

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpjekjet e vazhduara të arkeologëve nënujorë shqiptarë sollën identifikimin e piroskafit italian «Albano», i mbytur në gjirin e Durrësit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nga Gëzim Kabashi

Një ekip i specializuar për kërkimet arkeologjike nënujore në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë ka identifikuar dhe sqaruar këto ditë një pjesë të historikut të mbytjes së një piroskafi Italian në gjirin detar të Durrësit. Gjithçka ka ndodhur më 2 janar 1941, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, por ngjarja kishte mbetur mister për gati 77 vjet.

Megjithëse mungonin të dhënat për vendndodhjen e mjetit lundrues që përdorej për qëllime lufte, arkeologu nënujor Adrian Anastasi dhe ekipi që ai drejton, për afro 10 vjet kanë kërkuar të vërtetën e fshehur nën ujë. Ky ekip i specializuar gjatë viteve të fundit po punon gjithashtu për tu njohur me vlerat historike të anijeve të mbytura gjatë dy luftërave botërore, dhe veçanërisht për zbulimin e relikteve të reja të anijeve që i përkasin periudhës antike dhe asaj mesjetare.

Dr. Adrian Anastasi tha për BIRN-in se nga dokumentat e botuara në Itali për mbytjen e piroskafit «Albano», mbetej i paqartë bashkë me llojin e mallit që transportonte edhe vendi e shkaqet e mbytjes së saj.

Specialistët e Institutit të Arkeologjisë, me mbështetjen teknike të Qëndrës së zhytjeve «Nova», me instruktor Denis Nova në Durrës, janë rikthyer në gjiun e Durrësit, atëherë kur në pranverë të këtij viti dr. Adrian Anastasi ra në gjurmët e së vërtetës, me anë të një botimi të vitit 1973 për qytetarët e Barletës (qytet në jug të Italisë) të humbur në luftë. Në pak radhë në faqet e këtij libri sqaroheshin pikëpyetjet e arkeologëve shqiptarë. Gjithçka falë emrit të radistit të anijes italiane, i humbur nga shpërthimi, edhe ai banor i qytetit Barleta. Libri i botuar pas luftës sqaron edhe ngarkesën me eksploziv të anijes, çka mohohej në publikimet e ushtrisë italiane.

Nga ballafaqimi i dokumenteve të kohës me reliktin e anijes së mbytur u krye identifikimi i piroskafit «Albano”, thotë Adrian Anastasi, që vijon dëshminë mbi ditët e fundit të anijes italiane me mision ushtarak në brigjet shqiptare.

Anija avullore ishte nisur nga Brindizi (Itali) me 14 dhjetor të vitit 1940. Sipas rregullave të luftës ajo së bashku me anijen çisternë «Strombo», shoqërohej nga një anije ushtarake siluruese dhe një nëndetëse. Pasi shkarkoi një pjesë të mallit me destinacion ushtarak në Vlorë, ku qëndroi disa ditë të tjera, ajo më datën 02 janar 1941, rreth ores 07:00, u nis drejt portit të Durrësit. Në bordin e saj bashkë me personelin prej 35 detarësh ndodheshin edhe 5 ushtarakë shoqërues.

Sipas arkeologut nënujor, anija avullore «Albano» shoqërohej nga piroskafi «Katerina» dhe anija ushtarake siluruese «Aretusa», drejtuese dhe mbrojtëse e karvanit me tre anije.

9 orë pas nisjes nga porti jugor i Shqipërisë, në hyrje të gjiut detar të Durrësit dëgjohet një shpërthim i fuqishëm dhe sipas versionit zyrtar të kohës, piroskafi «Albano» përplaset me një minë detare në krahun e saj të majtë, në mes të anijes, aty ku ndodhej depozita e qymyrit.

Nga ky shpërthim humbën jetën 5 pjestarë të ekuipazhit të anijes dhe u plagosën 4 të tjerë.

Pasditen e vonë të 2 janarit 1941, piroskafi «Albano» me gjatësi 86.86 metra do të ndahej në dy pjesë dhe do të mbytej 10 milje larg portit të  Durrësit për tu zbuluar pas gati 77 vitesh.

Anija e ndërtuar në Angli në vitin 1918 nga kantjeri i anijeve «Austin S.P. & Son Ltd.», Sunderland, me emrin e saj të parë «War Arrow 2», kishte shërbyer në kompanitë detare civile «TSC-The shipping Controller (WWI)» në Angli. Më pas merr emrin «Albano» dhe kalon te «Societa Italiana Di Servizi Marittimi» në Itali, «Lloyd Triestino» dhe «Societa Anonima di Navigazione Adriatica» në Venecia, Itali. Anija u sekuestrua më 22 nentor 1940 nga Regjimi fashist Italian dhe menjëherë do të vihej në shërbim të Marinës Mbretërore.

Rreth 40 ditë pasi nisi «karrierën ushtarake» piroskafi «Albano» u mbyt pa lavdi, njëlloj si do të mbyteshin në Detin Mesdhe gjatë luftës së dytë botërore edhe dy anijet binjake të saj të prodhimit anglez «Isea» dhe «Bolsena».

Të dhënat dokumentare të kohës e jepnin vendodhjen e anijes së mbytur në krahun tjetër të gjiut të Durrësit, duke nënvizuar se ajo nuk kishte ngarkesë, shprehet dr Adrian Anastasi, ndërkohë që është krejt e kundërta.

Sipas versionit zyrtar, piroskafi «Albano» është përplasur me një minë, por ka dhe një tjetër të dhënë që mund të jetë goditur nga një silurë angleze.

E vërteta qëndron e fshehur për disa dhjetvjeçarë, vijon dr. Adriani, sipas të cilit këto të dhëna së bashku me ballafaqimet që do të bëhen me dokumenta të tjera në arkivat angleze, përbëjnë disa nga hipotezat e punës që do të sqarohen në muajt në vazhdim.

Ekipi kërkimor, gjithashtu ka si objektiv kryesor ndërtimin e planimetrisë nënujore të sitit me qëllimin për të dokumentuar dhe interpretuar sa më mirë dinamikën e mbytjes së piroskafit «Albano» që shpërtheu pranë Durrësit në 2 janarin e largët të vitit 1941.

MA.ME

DCIM100GOPROGOPR1086.JPG

DCIM100GOPROGOPR1080.JPG

Next Post
Pozicioni juaj i preferuar në shtrat sipas shenjës së horoskopit…

Pozicioni juaj i preferuar në shtrat sipas shenjës së horoskopit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rikonfirmojmë mbështetjen për reformën në drejtësi”/ Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK

“Rikonfirmojmë mbështetjen për reformën në drejtësi”/ Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK

January 15, 2026
Kumbaro: Miratohet granti 11,2 miliardë lekë për Institucionet e Arsimit të Lartë! Kërkimi shkencor duhet t’i prijë tregut

Kumbaro: Miratohet granti 11,2 miliardë lekë për Institucionet e Arsimit të Lartë! Kërkimi shkencor duhet t’i prijë tregut

January 15, 2026
‘Motivim e përqëndrim për fitore’/ Manaj: Ndaj Spanjës për të shkruar historinë, jemi të kënaqur me ecurinë

Merkatoja dimërore/ Rei Manaj “fluturon” drejt Kinës, kontratë 2-vjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon

January 15, 2026
Të dyshuarit e vrasjes së Martin Çeços u lanë të lirë nga Apeli, reagon babai i viktimës: Do i djeg me benzinë, do i përvëloj si familje

Të dyshuarit e vrasjes së Martin Çeços u lanë të lirë nga Apeli, reagon babai i viktimës: Do i djeg me benzinë, do i përvëloj si familje

January 15, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

Arratisja e Altin Ndocit/ Në krye të burgut të Durrësi komandohet Edmond Llabani

January 15, 2026
“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

Ilir Beqaj kërkon leximin e fashikujve hetimorë, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kemi infrastrukturën e nevojshme

January 15, 2026
“Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës”, Rama: T’i lehtësojmë nga barra e qirasë

“Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës”, Rama: T’i lehtësojmë nga barra e qirasë

January 15, 2026
Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

January 15, 2026
Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

January 15, 2026
Borgen dhe Groenlanda: Kur seriali parashikon ‘lojën’ e superfuqive

Borgen dhe Groenlanda: Kur seriali parashikon ‘lojën’ e superfuqive

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In