Kur flasim për deputetë dhe të tjerë zyrtarë të lartë, mendja na shkon tek jeta luksoze, rrobat dhe ushqimet e shtrenjta, fluturimet e shumta etj.
Por duket se në Shqipëri, një politikan, nuk heq dot dorë nga fasulet. Është zëvendëskryeministri Niko Peleshi ai që në një foto të publikuar në Facebook, duket teksa shijon një darkë tejet tradicionale.
Mbi tavolinë, shihet se Peleshi ka zgjedhur fasule, turshi sallatë dhe një gotë raki. Siç duket kostumi i zyrtarit nuk i ka hequr dot “vesin” e fasuleve dhe të rakisë Peleshit. /a.m.