• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Drejtori i CIA-s Brennan viziton Shqipërinë, takon Ramën, Nishanin, Kodhelin e Çakon

by Java News
07/12/2016 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i CIA-s John Brennan ka zhvilluar një vizitë surprizë në Tiranë. Ai është takuar me Presidentin Nishani, kryeministrin Rama, ministren Kodheli, drejtues të inteligjencës shqiptare dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako.

Zyrtarisht Ambasada e SHBA njofton se në takime është diskutuar për çështje të sigurisë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, si dhe çështje të tjera dypalëshe.

“Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe.

Gjatë vizitës së tij, Drejtori Brennan u takua me Kryeministrin Rama, Presidentin Nishani, Ministren e Mbrojtjes Kodheli, dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Edhe Mimi Kodheli shprehet se në qendër të diskutimit ka qenë terrorizimi dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Sot në Tiranë me drejtorin e CIA John O. Brennan për çështje të sigurisë rajonale, luftën kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri-SHBA” shkruan Kodheli në faqen e saj në Facebook, ndërsa statusin e shoqëron me foto të takimit.

Ndërsa në takimin me drejtorin e Policisë së Shtetit, Drejtori i CIA Brennan ka vlerësuar bashkëpunimin, veçanërisht me Drejtorinë e Anti-terrorit.

“Ky bashkëpunim ka dhënë rezultate pozitive në ndjekjen e çështjeve të përbashkëta.

Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me agjencitë te tjera brenda dhe jashtë vendit është për t’u marrë shembull” theksoi Brennan.

Brennan siguroi për vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit nga ana e CIA-s. Drejtori Çako ka falënderuar Brennan për mbështetjen dhe bashkëpunimin veçanërisht në fushën e terrorizmit si dhe siguroi Drejtorin e CIA-s se puna për rritjen e kapaciteteve në mbrojtje të sigurisë kombëtare, lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë prioritete kryesore të Policisë së Shtetit.

Në këtë takim Çako shoqërohej nga zv. Drejtori Rebani Jaupi dhe Drejtori i Anti-terrorit Gledis Nano. Lajmi për vizitën e John Brennan u mbajt ‘top secret’ dhe u bë i ditur nga ambasada e SHBA vetëm pas largimit të tij nga Shqipëria.

262771_126277326277415320432_223074128118431_675972319_n15356972_223074121451765_140172339_n15403206_223074124785098_503994346_n
Next Post
Reshjet, Ministria e Bujqësisë: 1180 ha tokë nën ujë, Buna dhe Drini afër kuotave maksimale

Përmbytjet/ Qeveria akordon 1.4 mld lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In