Maria Liman, e konsideruar si një nga tifozet më seksi të Kupës së Botës në vitin 2018, ka zbuluar se i kanë ofruar detyrën e zëdhënëses së partisë politike ruse LDPR, por ajo e hodhi poshtë këtë ofertë pasi mendon se do të ishte shumë “shpërqendruese”.
25-vjeçarja fitoi shumë famë gjatë Kampionatit Botëror vitin e kaluar në Rusi, për shkak të veshjeve të saj krijuese dhe atdhetare.
Pas disa paraqitjeve televizive fitoi mjaft vëmendje, përfshirë dhe nga partia opozitare ruse LDPR në qytetin e saj të lindjes, Rostov-on-Don.
“Jeta ime është plotësisht e kanalizuar në karrierën time të aktrimit, politika nuk ka qenë kurrë interesante për mua.
Unë e kuptoj se si do të më shihnin njerëzit dhe nuk kam asnjë ide mbi fushën. Nuk dua të jem shpërqendrim për njerëzit”- tha modelja e Playboy, citon RT.
Komediani Pavel Volya bëri shaka me partitë politike kur tha se po emërojnë modele të pakualifikuara në pozicionet të ndryshme të pushtetit, duke u përpjekur që me bukurinë e tyre të marrin sa më tepër vota, dhe ve vetë Liman u pajtua me këtë gjë.
“Ata mund të mos jenë skllevër të kombit, por ata me siguri janë skllevër të dikujt,” tha Volya.
Liman ka qenë e zënë me shtëpinë e saj të re, duke postuar disa foto nga monumentet më të famshëm të qytetit, duke i ndarë ato me 565,000 ndjekësit e saj në Instagram.







g.kosovari











