Edhe pse Uashingtoni ishte i “pushtuar” nga shiu, amerikanët u mblodhën të shumtë në Memorialin e Presidentit Lincoln, për të shijuar festën e përgatitur për Ditën e Pavarësisë, me fishekzjarrë dhe një paradë ushtarake, aq shumë të diskutuar për shkak se nuk ishte bërë ndonjëherë dhe kostove të larta të realizimit.
Presidenti Donald Trump, iu drejtua mijëra qytetarëve të mbledhur në memorialin e Abraham Linkolnit në Uashington.
Me udhëheqësit ushtarakë pas shpine, kreu i Shtëpisë së Bardhë iu shmang retorikës politike, duke u fokusuar vetëm te mesazhet patriotike dhe të unitetit kombëtar.
“Sot festojmë historinë, njerëzit dhe heronjtë e ushtrisë që e mbrojtën me krenari flamurin tonë. E ardhmja na takon ne guximtarëve, krenarëve dhe popullit të lirë amerikan. Sot ne jemi më të fortë se kurrë”, tha Trump.
Përvjetori i 243-të i pavarësisë së SHBA-ve nga perandoria britanike u përmbyll në mbrëmje me një spektakël fishekzjarrësh që ndriçoi qiejt e vrenjtur të Uashingtonit.











































