Teksa parlamenti sot u përfshi nga tensionet, deputeti i PD Ervin Salianji gjeti një mënyrë mjaft origjinale për të protestuar.
Teksa janari ishte quajtur si muaji kur do goditeshin “peshqit e mëdhenj”, rezultoi krejt e kundërta pasi nuk pati asnjë arrestim në rangjet e larta të politikës apo krimit.
DHe deuteti Salianji zgjodhi të protestojë pikërisht me një peshk të madh në duar.
“Ka kaluar janari dhe sot është një shkurt, por nuk është kapur asnjë peshk i madh. I vetmi peshk i madh që është kapur është ky që kam unë këtu.
Tentova ta fusja në parlament por punonjësit e gardës më thanë që këtu lejohen vetëm peshkaqen”, ishte kjo deklarata e Salianjit./a.m.