• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Deportohet nga SHBA vrasësi Lul Lucaj, por prangoset në Itali pa shkelur tokën shqiptare

by Java News
08/12/2017 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet amerikane kthyen të martën një shqiptar, i dënuar në vendin tonë për vrasje.41-vjeçari Lul Lucaj u shoqërua nga oficerët e deportimit në aeroport, për t’u kthyer në vendin e tij të origjinës me avion. Ai pritej që të merrej në dorëzim nga autoritetet shqiptare pas mbërritjes në Tiranë, por gjatë kohës që kaloi tranzit në Romë, Lucaj u ndalua nga autoritetet italiane. Kjo pasi këta të fundit përcaktuan se ai kërkohej gjithashtu në Itali, për vepra kriminale.

“Lucaj erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një i dënuar për vrasje, në përpjekje për t’i shpëtuar krimeve që kishte kryer”, tha Thomas Decker, një zyrtar i Zyrës së Emigracionit në New York. “Ne do të vijojmë që të godasim kriminelë të huaj, mbi të gjitha ata që kërkojnë strehim në komunitetet tona dhe do të sigurohemi që t’i dëbojmë drejt vendlindjes së tyre, në mënyrë që të përballen me drejtësinë atje”.

Sipas Interpol Red Notice, në Gusht të vitit 2000, Lucaj u përfshi në një konflikt me dy vëllezër në Romë, ngjarje e cila çoi në vdekjen e njërit prej tyre. Më pas, me ndihmën e disa miqve të tij, Lucaj vrau edhe vëllain tjetër. Ai u arrestua në Shqipëri. Qeveria italiane dhe ajo shqiptare, ranë dakord që Lucaj të gjykohej nga një gjykatë shqiptare.

Në Qershor të 2009 -ës, Lucaj u dënua në mungesë për vrasje, me 14 vjet e gjysmë burg. Dënimi për të u dha nga Gjykata e Lezhës. Në Mars të 2015 -ës, ai u arrestua në Amerikë, pasi kishte hyrë në këtë shtet në mënyrë të jashtëligjshme, në një datë dhe orë të panjohur.

Atij iu dha fillimisht e drejta që të qëndronte nën mbikëqyrjen e autoriteteve të emigracionit, deri në Dhjetor të 2016-s, kur autoritetet përcaktuan se ai ishte rrezik për publikun.

Në Janar të 2017-s, Lucaj u arrestua nga oficerët e deportimit dhe ai qëndroi në paraburgim. Në Maj të 2017-ës, gjykata vendosi që Lucaj të kthehej në Shqipëri.//tvklan.al/ma.me

Next Post
Korrupsion i jashtëzakonshëm në Mitrovicën e Veriut

Korrupsion i jashtëzakonshëm në Mitrovicën e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com