Fshati i Dardhës është mbuluar nga dëborë mëngjesin e sotëm. Reshjet e borës kanë nisur që në orët e vona të mbrëmjes dhe kanë vijuar për orë të tëra.
Sinoptikanët kanë paralajmëruar se këtë javë do të ulen ndjeshëm temperaturat në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke favorizuar kështu edhe nisjen e reshjeve të dëborës edhe në zona të tjera malore.
Si një nga pikat më të vizitueshme në Shqipëri në sezonin e Dimrit, Dardha pritet që edhe këtë sezon të mirëpresë qindra turistë.
Për të evituar aksidentet duhet treguar kujdes në lëvizjen drejt zonës së Dardhës. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë te pajisur me zinxhirë.
Ndërkohë edhe në Kukës disa ditë më parë u regjistruan reshjet e para të borës.