• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Çmontohet rrjeti i prostitucionit me të mitur në Greqi: Në pranga Lorela, tutorja shqiptare

by Java News
12/01/2024 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrjet prostitucioni me të mitur është goditur nga policia greke në Athinë, ku janë arrestuar tre persona; dy tutorë dhe një klient.

Ky aktivitetet i paligjshëm drejtohej nga një 31-vjeçare shqiptare e quajtur Lorela Kapaj, siç shkruajnë mediat greke.

Policia greke thotë se 31-vjeçarja nga Shqipëria kishte krijuar njohje me një vajzë 15-vjeçare në vitin 2022, të cilës i gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet ka rezultuar se Lorela K. e ka shtyrë të miturën për të kryer prostitucion si dhe i kishte marrë një pjesë të parave që kishte përfituar nga aktiviteti.

Tutori i dytë është një 34-vjeçar, shok i shqiptares Lorela Kapaj, i cili kishte rënë në kontakt gjithashtu me të miturën 15-vjeçare dhe një shoqe të saj 17 vjeçe në prill të vitit 2023, duke ju gjetur klientë të pasur për takime seksuale.

Ai i fotografonte vajzat e mitura me të brendshme dhe fotot i publikonte më pas në një faqe interneti, përmes të cilës ishin organizuar të paktën 10 takime në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.

Personi i tretë i arrestuar është një klient 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy vajzat e mitura në periudhën Korrik-Gusht 2023 në shtëpinë e tij. Për këtë, ai i kishte paguar 100 Euro secilën./m.j

Next Post
E rrëzoi Senati, Biden rikandidon David J. Kostelancik për ambasador në Shqipëri

E rrëzoi Senati, Biden rikandidon David J. Kostelancik për ambasador në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com