• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ “Charlie Hebdo” ironi makabre me katastrofën e urës Morandi, indinjohen italianët

by Java News
23/08/2018 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Charlie Hebdo” indinjon italianët, ironi makabre me katastrofën e urës Morandi
Ironi makabre e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, e cila ka pasur në fokus katastrofën e ndodhur nga shembja e urës Morandi në Genova.

Është një kopertinë sarkastike ajo e publikuar së fundmi nga e përjavshmja, numër 1361, që e lidh tragjedinë e Genovas me krizën e emigrantëve. Imazhi është një karikaturë në sfond të verdhë që tregon urën e shembur lart në të majtë, ndërsa në tokë, mes rrënojave është një makinë e sapo rënë, ndërsa një emigrant me ngjyrë pastron rrugën: “Ndërtuar nga italianët”, është komenti i Charlie Hebdo- “pastruar nga emigrantët”.

Në ditët pas shembjes së urës, qarkullonte në rrjetet sociale një kopje e rreme e revistës javore kushtuar tragjedisë së Genovës. Karikatura e rreme ishte marrë me disa modifikime, nga një vizatim i karikaturistit italian Ghisberto: tregonte një pjesë të urës të pjerrët mes një këmbe të rrugës, me makina që binin në tokë dhe tre çanta të mëdha parash në pjesën e sipërme të kundërpeshës: flamuri italian valëvitej në majë të shtyllës.

Karikatura e Charlie Hebdo ka nxitur polemika të ndryshme. Eksponenti i “Fratelli d’Italia”, Marco Marsilio i ka kërkuar ministrit të Jashtëm Moavero të thërrasë ambasadorin francez në Romë.

Charlie Hebdo ka ngjallur shpesh debate dhe indinjime me karikaturat e saj dhe për këtë arsye më 7 janar të vitit 2015 revista u bë shënjestër e një sulmi terrorist nga dy vëllezërit Saïd dhe Chérif Kouachi, që vranë 12 persona dhe plagosën 11 të tjerë. /ma.me

Next Post
Kura të shpejta natyrale kundër humbjes së ndjenjave

Kura të shpejta natyrale kundër humbjes së ndjenjave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In