Ky është pallati të cilin ka përdorur autori ende i paidentifikuar për vrasjen e 47-vjeçarit Kastriot Reçi.
Report Tv, ka sjell pamjet brenda hyrë brenda apartamentit të pabanuar të pallatit shtatë katësh, i cili është përdorur nga autori për të qëlluar me snajper Reçi.
Autori ka qenë në dijeni që në këtë banesë nuk jetonte askush dhe ka hapur me forcë derën e jashtme dhe po ashtu edhe grilën e dritares nga ku vrarë 47-vjeçarin.
Siç shihet edhe në këtë foto, nga pallati ka pasur një fushëpamje të qartë drejt objektivit të cilin e ka ekzekutuar në vend me një plumb në zemër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Siç u raportua më herët, autori ka qenë i maskuar si grua dhe paruken e ka hedhur në dalje të qytetit, në afërsi të Tregut ku dhe është gjetur nga policia. Burimet bëjnë me dije se autorët janë larguar në drejtim të rrugës Rrëshen-Burrel.