Pas debatit me fyerje dje në Parlament mes Ben Blushit dhe disa socialistëve, mes tyre kryeministrit Edi Rama jemi të bindur se në politikë nuk ka miqësi. Dhe ajo pak që ka lindur në rrethana të tjera prishet gjatë rrugës. Dëshmi e pastër është dhe shoqëria mes Eduart Shalësit e Ben Blushit.
Për ata që nuk e dinë, Ben Blushi dhe Eduart Shalsi nuk kanë qenë thjesht anëtarë të PS, ku njëri është afruar në 1997 dhe tjetri në 2005. Ben Blushi dhe Eduart Shalsi kanë qenë miq të vjetër që nga koha që studionin në Gjimnazin Sami Frashëri në Tirana. Kjo foto nga Opinion është një prej dëshmive të miqësisë së tyre.
Ben Blushi është në këmbë, në mes. Shalsi ulur po në mes. Foto është realizuar 29 vite më parë kur Blushi ishte student i Letërsisë dhe Shalësi i Ekonomikut në vitin 1988. Shalsi ka qenë një vit sipër Blushit, por ata frekuentonin po të njëjtin rreth miqësor dhe shoqëroheshin shumë bashkë.
Fotoja është realizuar aty ku dilnin gjithë qytetarët e Tiranës në lulishten që nuk ekziston më, pas monumentit të Skëndërbeut. Pas vitit 1990, Blushi ndoqi rrugën e gazetarisë ndërsa Shalsi vijoi profesionin e tij. Ai filloi të punonte në një bankë deri në vitin 2002.
Blushi dhe Shalsi e kanë ruajtur etikën mes tyre, por në këtë rast tensioni politik nuk i ka kursyer. Shalsi i apeloi Blushit dje që të mos sulmojë çdo socialist që merr detyrën e Ministrit për shkak të miqësisë me Edi Ramën. Në replikë, Blushi tha se nuk i vjen keq që është bërë Ministër, madje duhet të ishte bërë më herët. Ai tha se mes tyre qëndron projekligji i plehrave. Blushi zgjidhi edhe gjaegjezën që ua dha detyrë shtëpie kolegëve socialistë një muaj më parë.