• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Bizneset e vogla i ankohen deputetes së PD: Po na marrin frymën me gjoba!

by Java News
28/10/2017 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar sot një takim me disa biznese të vogla në zonën e Medresesë në Tiranë, ku në fokus ka qenë kërkesa e qeverisë për të vendosur TVSH-në. 

Ka qenë vet demokratja që ka postuar në faqen e saj të ‘Facebook’-ut takimin e saj me bizneset, të cilët i shprehen shqetësimet edhe lidhur me gjobat. Teksa shprehet kundër vendosjes së TVSH, Tabaku thekson se një taksë e rëndë mbi ta do të thotë më shumë të papunë nesër.

REAGIMI I TABAKUT
Me bizneset e vogla (BV) në zonën e Medresesë në Tiranë e në çdo derë që trokita shqetësimi ishin taksat e reja dhe vendosja e TVSH. Gjatë bisedës mësova se i gjithë kontrolli anti-informalitet i këtij viti qe drejtuar ndaj BV-ve duke i ngarkuar me gjoba të paprecendenta dhe të paarsyeshme. Një sipërmarrës që me dyqanin e vogël siguronte një rrogë e gjysmë në mënyrë gjenuine dhe të lodhur më tha “nuk mbahet shteti me gjoba”, pastaj më tregoi se fruta-perimet që shiste qenë produkte që i vinin nga fshati dhe të donte nuk kishte ku t’i gjente fermerit një faturë TVSH-je.
Bizneset janë para dy zgjidhjesh ose do të rrisin çmimet ose do të ulin fitimet në kufijtë e mbijetesës. Këto biznese kanë pasur kosto shtesë për tarifa vendore 5 herë më të larta, kosto për të mbajtur një financier, konsum më i ulët, kosto më të larta transporti dhe energji elektrike të cilat po shndërrohen në pengesa të papërballueshme.

Edhe për kategorinë prej 0-2 mln lekë xhiro të bizneseve presin që çmimet të rriten sepse furnitorët e tyre do të preken nga TVSH. Në një mënyrë ose një tjetër efekti do të jetë zinxhir. Dhe kjo thjesht për një rritje të papërfillshme që shteti ia toleron biznesit të madh e oligarkut. Vendosja e TVSH-së tek BV nuk është një betejë për formalizimin e bizneseve, por është tentativa e radhës e një qeverie armike me sipërmarrjen.
Dy vjet më parë, paralajmëruam qeverinë se vendosja e niveleve të ndryshme të taksave për BV-në pa TVSH do të sillte copëzimin e bizneseve të tjera brenda skemës së TVSH. Në atë kohë nuk dëgjuan sot po duan të heqin vetullat dhe frika është se do të nxjerrin sytë. BV sot punëson 40% të shqiptarëve, një taksë e rëndë mbi ta do të thotë më shumë të papunë nesër.
#jotvshpërBiznesineVogël
22815386_1529785877109372_95418675379033202_n

Next Post
Amnistia e parlamentit, lista me emrat e 747 të dënuarve që lanë dje qelitë

FOTO/ Apostol Kosta mbetet në burg, vrau çiftin në Gjirokastë për një metër tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In