• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Batuta e Ramës me Berishën: Mos pëso gola, pastaj të tjerat rregullohen

by Java News
06/06/2016 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin e kombëtares me Kryeministrin Edi Rama, të zhvilluar në “Wintergarten Hotel”, Bergamo të Italisë, sot në mëngjes, ka folur edhe kreu i ekzekutivit shqiptar, që u ka uruar rrugë të mbarë për në Francë kuqezinjve, si dhe ka kërkuar prej tyre të mos kontraktohen kurrsesi nga emocionet, por ta shijojnë në maksimum këtë moment unik në karrierë. Ai u ka kujtuar djemve të kombëtares se nuk përfaqësojnë thjesht Shqipërinë, si shtet, por mbarë kombin shqiptar.4-66

“Unë erdha për t’u përshëndetur dhe uruar rrugë të mbarë, kampionat të mbarë dhe mbi të gjitha t’ju them se kemi një avantazh si skuadër, që objektivin maksimal e kemi arritur. Kështu, jam ‘ bindur se Gianni do ta thotë më mirë se unë, që presionin le ta mbajnë të tjerët. Arritja në finalet e “Euro 2016” është fitore e kampionatit. Duke qenë skuadër që luajmë për herë të parë, që nuk shihet si protagoniste, që nuk e ka presionin si kundërshtarët, kemi mundësinë të bëjmë më të mirën. Jepni në fushë gjithçka që keni. Pastaj, ju e dini më mirë se unë dhe të tjerët se mbi të gjitha ka rëndësi dhënia e shpirtit në fushë. Ju nuk përfaqësoni thjesht dhe vetëm Shqipërinë, por gjithë kombin, Shqipërinë, Kosovën, gjithë trojet ku banojnë shqiptarët.3-68

Përfaqësoni faktikisht ëndrrën e shqiptarëve për sukses, për të qenë të barabartë dhe me dinjitet mes të tjerëve, me kapacitet për të dhënë më të mirën. Në fund të fundit përfaqësoni një komb, që e keni integruar ju, përpara gjithë ne të tjerëve, në Bashkimin Europian. Besoj se duhet t’ju shërbejnë të gjitha këto të vërteta, që të hyni në fushë me emocione pozitive, pa kontraktuar veten se mund të humbisni. Fakti që flamujt dhe zemrat e shqiptarëve janë rreth e rrotull jush në këtë kompeticion, është domethënia se e keni dhënë maksimumin. Po flisnim me Giannin dhe Armandon. Unë jam tifoz i hershëm i Italisë, por tani kemi skuadrën tonë në finalet e Europianit, ndaj kemi kë të mbështesim. Miqësoret mund të dalin si të duan, por në ndeshjet zyrtare është krejt tjetër.

Ndeshja me Ukrainën tregoi se mund të luajmë si të barabartë me të gjithë. Ajo humbje mund të shërbejë për të nxjerrë mësime, meqë ishte në kuadrin e përgatitjeve. Unë ju uroj çdo të mirë. Berisha, mos pëso gola, pastaj të tjerat rregullohen. E kam pasur të domosdoshme ta dua një Berishë. Shqyqyr që më dole ti. Të gjithëve ju përshëndes, sepse jeni djema fantastikë dhe do të bëni një kampionat fantastik. Pastaj, rezultatet le të vijnë si të jenë. Sot është dita më e bukur, sepse është maksimumi juaj. Më e rëndësishmja është të jesh pjesë e finaleve të Europianit, ndaj gëzojeni maksimalisht këtë moment karriere tuajën.

Eshtë një moment që do ta kujtoni shumë gjatë, ndaj merrni maksimumin, me qetësi të plotë. Sa më të qetë të jeni, aq më shumë shanse do të keni. E përgëzova presidentin për kostumin, kështu që nga ana estetike mund të konkuroni këdo. Sidomos me “Lokun”, që e keni top-model këtu, jeni në rregull. Sa më shumë pasion, me qetësinë më të madhe. Do të vij në ndeshjen e parë, ndaj Zvicrës. Jam absolutisht i bindur se do të jetë një eksperiencë fantastike. Merrini maksimumin, sepse është kulmi i karrierës të jesh pjesë e kombëtares, aq më shumë në finalet e një Kampionati Europian.”/Telesport

Next Post

'Vetëvendosje' përfundon bojkotin e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In