Kemi parë shpesh herë politikanë të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, dhe të jenë po ato që të bëjnë apel që drejtuesit të repsektojnë sinjalistikën. Por për Lulzim Bashën kjo është e disata herë.
JavaNews.al ka arritur të sigurojë një fotografi nga shkelja e fundit e Bashës së rregullave të qarkullimit rrugor. Automjeti i tij ka parkuar në mënyrë të gabuar, pikërisht mu në qendër të Tiranës.
Nuk dihen arsyet e nxitim të Bashës për të parkuar qoftë edhe në mënyrë të gabuar, por sigurisht ky nuk është shembulli më i mirë për një kryebashkiak, aq më tepër kur ndodhemi në prag të zgjedhjeve vendore.
Redaksia Online
(JavaNews.al)










