• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Banorët e Unazës nisin largimin e mobilieve dhe elektroshtëpiakeve

by A R
02/12/2018 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas punës për zhvendosjen e shtyllave të ndriçimit dhe gjithë bimësisë që gjendet në aksin e rrugor nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana, ka vijuar puna edhe për lirimin dhe prishjen e objekteve të tjera pa leje nga vet banorët, duke i hapur rrugë kështu zbatimit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Pas Ukë Çelkolajt, i cili pranoi të prishte vetë dy objektet e tij të ngritura në gjurmën e Unazës, të tjerë banorë kanë zhvendosur mobiliet dhe materialet elektroshtëpiake dhe duke bërë vetë çmontimin e objekteve.

I tillë është edhe rasti i këtij banori të zonës së Astirit, i cili siç shihet nga pamjet, ka zhvendosur të gjitha mobilimet e biznesit të tij dhe ka nisur të rrëzojë vetë objektin pa leje që gjendet anës aksit kryesor të rrugës dhe që preket nga zhvillimi i projektit. Ndërkohë që edhe të tjerë banorë që kanë objekte pa leje në këtë segment kanë nisur gjithashtu largimin e mobilieve apo pajisjeve te tjera shtëpiake nga godinat e ndërtuara pa leje. Deri më tani në këtë zonë janë prishur më shumë se 10 objekte pa leje, ndërsa puna do të vijojë çdo ditë deri në krijimin e hapësirës së plotë për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Paralelisht me këtë proces ndërmarrjet bashkiake kanë vijuar punën edhe me çmontimin dhe zhvendosjen e të gjitha shtyllave, ndriçuesve dhe pemëve që gjenden në këtë aks rrugor. Puna prej tyre po kryhet kryesisht gjatë orëve të natës, në mënyrë që të mos bëhen pengesë për qarkullimin e automjeteve. Bashkia e Tiranës dhe ARRSH-ja ka ofruar shpronësim sipas parashikimeve ligjore për banorët që i kanë ndërtimet me leje, ndërsa për gjithë të tjerët ka ofruar banesa sociale pa afat ose bonus strehimi për 3 vite. /b.d

Next Post
Real Madrid kërkon yllin e arsenal që në janar

Real Madrid kërkon yllin e arsenal që në janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In