E bukur dhe emocionuese! Autostrada Aizhai në qytetin Jishou të prefekturës autonome të kombësive miao dhe tu të provincës Hunan, është mahnitëse me terrenin e vet të rrezikshëm dhe projektimin e mrekullueshëm inxhinierik.
Sot, rruga gjarpëruese malore është rinovuar. Tani rruga është e bukur dhe tërheq vëmendjen. Ura Aizhai i bën jehonë të përsosur autostradës, me gjatësinë e vet prej 1176 metrash, duke qenë ura më e madhe e varur në botë.
Hendeku është bërë një rrugë automobilistike dhe transporti i mirë i ka sjellë sektorit të turizmit këtu zhvillim të shpejtë. A ju bën përshtypje kjo pamje?