Një autobus me targa shqiptare është përfshirë në një aksident ditën e sotme në Kroaci. Nga aksidenti disa pasagjerë u plagosën lehtë, por nuk kanë rrezik për jetën.
Aksidenti ndodhi paradite në autostradën A1 pranë zonës së pushimit Jasenice në drejtim të Zagrebit.
“Vetëm një automjet u përfshi në aksident, një autobus me targa shqiptare dhe çfarë ndodhi saktësisht do të mësohet vetëm pas hetimit” tha zëdhënësja e Administratës së Policisë së Zadarit, Ivana Grbin.
Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e aksidentit për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.
Shqiptarët që po udhëtonin në autobus kanë dalë të gjithë jashtë e pritet që të lajmërohen se çfarë do ndodhë me to dhe mjetin e transportit.
g.kosovari