Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që këtë fundjavë ta kalojë me prindërit e tij në vendlindje.
Sonte kur pritej që Thaçi t’i drejtohej qytetarëve nga zyra e tij, ai zgjodhi që të qëndrojë në Burojë.
Pavarësisht situatës së krijuar këto ditë nga publikimi i aktakuzës nga Zyra e Prokurorit në Hagë, Thaçi duket në gjendje mjaft të mirë teksa shfaqet i buzëqeshur.
Megjithatë Thaçi ka vendosur ta shtyjë deklaratën për ditën e hënë. Së bashku me Thaçin, Prokuroria Speciale ka ngritur akuza edhe ndaj kreut të PDK-së Kadri Veseli.