• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Aksioni OFL-së, 30 persona nën hetim në Berat, sekuestrohen 5 makina luksoze

by Java News
21/02/2020 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Beratit ka transportuar drejt Tiranës 5 mjete të sekuestruara në kuadër të “Operacionit Forca e Ligjit”, ndërsa burime bëjnë të ditur  së struktura e pasurive të vënë përmes aktivitetit kriminal ka nën hetim 30 shtetas.

Ndërkohë, deri tani 5 mjete të sekuestruara nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat janë nisur sot drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë. Mjetet janë bllokuar 2 ditët e fundit, gjatë një aksioni të ndërmarrë nga forcat e policisë së Beratit në 5 subjekte të hetimit nga OFL-ja.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë Berat konfirmojnë se,të pesta mjetet e bllokuara nga policia janë autovetura me proçeduara të përfunduara “sekuestroje”. Gjatë aksionit për transportimin e mjeteve të sekuestruara,policia e Beratit ka marrë të gjitha masat për lirimin e kalimit të ekskortës së policisë me mjetet në të gjitha akset brenda qytetit të Beratit si dhe në aksin nacional Berat-Tiranë, ku janë vendosur forca të shumta policie në çdo rrugë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se subjektet nën hetim,të cilëve u janë sekuestruar këto mjete,janë objekt i Operacionit Forca e Ligjit,i cili u ka dërguar ditë më parë edhe shkresën për deklarimin e pasurisë së tyre brenda 48-orëve. Po kështu,burime të brendshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat konfirmojnë se Operacioni Forca e Ligjit ka piketuar për hetim në Berat rreth 30 subjekte, të cilëve do t’u dërgohet në ditët në vijim shkresa zyrtare për deklarimin e pasurisë, të cilën duhet ta plotësojnë e ta dorëzojnë brenda 48-orëve.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

g.kosovari

Next Post
Përgjigja brilante e Klop për tifozin 10-vjeçar të United që i lutej gjermanit që Liverpool të humb një ndeshje

Përgjigja brilante e Klop për tifozin 10-vjeçar të United që i lutej gjermanit që Liverpool të humb një ndeshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In