Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Dy makina janë përplasur në afërsi të një kandtieri ndërtimi.
Siç shihet edhe në foto e siguruara nga Vizion Plus, njëra nga makinat ka përfunduar e përmbysur brenda në kantier.
Aktualisht në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie. Nuk dihet ende nëse ka ose jo persona të lënduar.
Pritet reagimi i policisë për ngjarjen.
/a.r