Një aksident i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një automjet është përplasur me një biznes.
Siç shihet dhe nga fotot, makina ka çarë murin e biznesit, duke përfunduar brenda dyqanit.
Burime bëjnë me dije se makina, në pronësi të një biznesi aty pranë drejtohej nga një grua pa patentë, e cila ka humbur kontrollin dhe është futur në një dyqan pasi kaloi edhe trotuarin. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa policia po bën veprimet përkatëse.