Një makinë ka dalë nga rruga në Burrel ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Makina që ka dalë nga rruga është një “Ford Focus”, me targa Tirane, “Tr 4131 U”. Ende nuk dihet shkaqet që mund të kenë çuar në daljen e makinës nga rruga.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në daljen nga rruga të automjetit.