• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Akuzat për strehimin e terroristëve, Pakistani i përgjigjet ashpër Trumpit

by Java News
02/01/2018 14:45
U.S. President Donald Trump gives a public speech in front of the Warsaw Uprising Monument at Krasinski Square, in Warsaw, Poland  REUTERS/Kacper Pempel

U.S. President Donald Trump gives a public speech in front of the Warsaw Uprising Monument at Krasinski Square, in Warsaw, Poland REUTERS/Kacper Pempel

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka akuzuar Pakistanin se ka gënjyer dhe mashtruar SHBA-në, teksa ka marrë prej saj miliarda dollarë ndihmë. Në një status për herë të parë për vitin 2018 në rrjetin social “Twitter”, ai gjithashtu akuzoi Pakistanin se ka strehuar terroristë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë marrëzi që i kanë dhënë Pakistanit mbi 33 miliardë dollarë ndihma gjatë 15 viteve të fundit. Ata na e kanë kthyer me gënjeshtra dhe mashtrime, duke menduar se udhëheqësit tanë janë budallenj. Ata u ofrojnë strehë terroristëve që ndjekim ne në Afganistan. Jo më!”.

Pakistani ka reaguar me zemërim ndaj statusit të Presidentit Trump duke u shprehur se: “Trump është i hidhëruar për shkak të humbjes së SHBA-së në Afganistan”.

Uashingtoni e ka akuzuar prej kohësh Islamabadin, në veçanti organet e sigurisë se mbyllin sytë ose ndihmojnë fshehurazi forcat talibane që veprojnë në Afganistan dhe Rrjetin Hakani për të kryer sulme kundër forcave afgane dhe atyre amerikane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mendojnë të ndalojnë mbi 250 milionë dollarë ndihmë ushtarake, të cilat nuk u dërguan në Islamabad në gusht.

Një lëvizje e tillë vjen për shkak të dështimit të Pakistanit për të asaj që konsiderohet si dështim i Pakistanit për të vepruar më me efektivitetet ndaj grupeve terroriste, njofton e përditshmja amerikane “New York Times”.

Sakaq, ministri i Jashtëm i Pakistanit, është shprehur se Pakistani është i gatshëm të publikojë çdo detaj të ndihmës monetare që kanë marrë nga SHBA

a.ç

 

 

 

Next Post
Deputetja gjermane akuzon: Policia i dorëzohet bandave myslimane

Deputetja gjermane akuzon: Policia i dorëzohet bandave myslimane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com